Të paktën një i vrarë nga sulmi në Teheran

Të paktën një person është vrarë sot në një sulm me bombë në veri të Teheranit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Fars e cila ka theksuar se një person me motoçikletë kishe vendosur një bombë në një veturë në afërsi të sheshit Ketabi. Nga ky shpërthim është vrarë pronari i automjetit, ndërsa edhe dy njerëz të tjerë në makinë janë plagosur. Sipas agjencisë, personi i vrarë ishte një profesor universiteti, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.