E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli mbështet aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE

Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn, gjatë takimit të djeshëm me ministrin Lulzim Basha, ka lavdëruar sjelljen e qeverisë shqiptare për përzgjedhjen e momentit kur duhet paraqitur kërkesa për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke e mirëpritur paraqitjen e kërkesës së kryeministrit Sali Berisha brenda presidencës çeke.Shqipëria duhet të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian në konsultë të ngushtë me presidencën e BE-së, vendet anëtare dhe Komisionin e Zgjerimit. 

Kështu është shprehur kreu i këtij misioni, Olli Rehn gjatë takimit që pati dje me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha në Bruksel. Zëdhënësja e zotit Rehn, Krisztina Nagy deklaroi pas takimit se takimi kishte në fokusin e saj kryesor informimin periodik të komisionerin Rehn mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, mbi zhvillimet ekonomike, për përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të thelluar reformat në çdo fushë. 

“Qeveria shqiptare ka bërë një zgjidhje të zgjuar duke mos u nxituar për aplikimin e vendit kandidat. Qeveria ftohet që përpara se të ndërmarrë një hap të tillë të konsultohet paraprakisht me presidencën e BE-së, vendet anëtare të unionit si dhe vetë komisionin e zgjerimit. Në këtë kontekst për Shqipërinë ashtu si dhe vendet e tjera që kërkojnë të mbërrin në këtë stad kërkohet përmbushja e detyrimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfshi këtu edhe marrëveshjet tregtare, një element ky që konsiderohet si thelbësore nga BE-ja në raport me kërkesën për aplikim”, tha Nagy referuar deklaratave që Rehn i ka kumtuar kreut të diplomacisë shqiptare. 

Gjithashtu komisioneri evropian ka kërkuar nga qeveria shqiptare përgatitjen në kohë të infrastrukturës zgjedhore dhe garantimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm, “si një ndër kushte kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”. 

Ministri Basha dhe Komisioneri Rehn diskutuan gjerësisht rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapave të mëtejshëm në këtë drejtim, në kuadër edhe të koordinimit të veprimeve mes vendit tonë dhe vendeve anëtare dhe Komisionit Evropian. Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu te procesi i liberalizimit të vizave. Me këtë rast, Ministri Basha informoi Komisionerin Rehn mbi ecurinë e procesit të prodhimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike. Gjatë takimit, Ministri Basha informoi Komisionerin Rehn mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, mbi zhvillimet ekonomike, për përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të thelluar reformat në çdo fushë.Sot Ministri Basha do zhvillojë takimin vjetor me Trojkën e BE-së në kuadër të dialogut politik Shqipëri-BE

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›