Berisha hap letrat e Metës. 13 milionë euro abuzime tek Ministria e LSI-së
Berisha duket se ka filluar të gërmojë në letrat e Ilir Metës. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vrapuar në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, lidhur me zbatimin e procedurave për dhënien e pronës publike me koncesion në fushën e bakrit, kromit dhe hidroenergjetikes, për periudhën kohore kur ka qenë Ilir Meta ministër.
Lumi i shkeljeve që ka konstatuar në dhënien e koncesioneve nuk ka fund. Ato fillojnë me procedurat, vazhdojnë me arkëtimet , me transferimet e kuotave dhe mosrealizimet në kohë.
Sipas Kontrollit të Shtetit, parregullsitë dhe shkeljet e sipërcituara, si dhe mosllogaritja e penaliteteve si pasojë e moszbatimit të kushteve të kontratave në 73 koncesione, kanë shkaktuar mungesë në të ardhurat nga këto koncesione, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 595,146,011 lekë, ose afërsisht 6 milionë dollarë.
Mangësi të tjera janë gjetur tek pagesat e Fee (tarifë) koncesionare për energjinë e prodhuar. 6 koncesionarë për të cilët janë llogaritur fee koncesionare nuk kanë paguar vlerën 11,780,652 lekë, ndërkohë që për 13 koncesionarë të tjerë të cilët ndonëse kanë mbi 2 vjet që kanë filluar nga prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike, nuk disponohej asnjë e dhënë për këtë pagesë në masën 2-5 për qind të energjisë së prodhuar në favor të METE.
Për 30 HEC-e n METE nuk disponohet asnjë lloj dokumentacioni ekonomik, megjithëse disa prej tyre janë në faza të ndryshme punimesh, duke vepruar kështu NT kundërshtim me ligjin nr. 9663, dat 18.12.2006 Pr koncesionet, i ndryshuar dhe me kontratat e nnshkruara ndërmjet shoqërive private fituese n konkurrim dhe AK.
Si pasojë e mangësive, parregullsive dhe shkeljeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të sipërcituara, Grupi i Auditimit të KLSH në auditimin e dhënies së pronës publike me koncesion në fushën e bakrit dhe në hidroenergjetikë, ka konstatuar gjithsej një efekt negativ financiar në të ardhurat e buxhetit të shtetit në shumën 1,838,534,798 lekë.
Në fund propozohen dhe masat. Një drejtor i përgjitshëm dhe një drejtor drejtorie, 2 përgjegjës sektori dhe disa punonjës shkojnë për ndjekje penale. Më lart nuk preket askush. Por, kujdes me votimin për presidentin, se mund të ketë shkelje të tjera.