E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli paralajmëron dhënien e statusit për Shqipërinë

04-08-2011 / Gazeta 55

Italia dhe Sllovenia kanë vijuar lobingun në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë. Ministrat e jashtëm, Zbogar dhe Frattini u shkruajnë kolegëve të BE-së rrugën njëkalimëshe të integrimit të shpejtë të Tiranës në BE. Në të njëjtën ditë, edhe ambasadorja e Polonisë në Shqipëri konfirmoi sigurinë se statusi i kandidatit s’mund të mbahej më peng nga ngërçi i stisur politik


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, Saba D’Elia dhe Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Bojan Bertoncelj. Dy ambasadorët i përcollën ministrit Haxhinasto mesazhin e përbashkët që Ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini dhe Ministri i Jashtëm Slloven, Samuel Zbogar, i dërgojnë përfaqësueses së lartë të BE për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Ashton dhe Komisionerit të zgjerimit Stefan Fule. Në mesazhin e tyre ata theksojnë se “perspektiva Europiane e Shqipërisë mbetet objektiva e vetme e përbashkët e qeverisë dhe opozitës shqiptare dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejkaluar ngërçin politik aktual. Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progres raportin e ardhshëm, në favor të integrimit europian të Shqipërisë, do të jetë politikisht i dobishëm për vendin”, thuhet në letrën e dy ministrave. Gjithashtu, në mesazh thuhet se procesi i zgjerimit Europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›