Jiechi premton heqjen e vizave me Kinen
Duket se edhe liberalizimi i vizave me Kinen do te jete se shpejti nje realitet i prekshem per qytetaret shqiptare. Vizita e ministrit te Jashtem te Kines Yang Jiechi ne Tirane ka zbuluar marredheniet shume te mira mes dy vendeve dhe perspektiven e tyre qe priret drejt permiresimit. Ne konferencen e perbashket per shtyp dy ministrat e Jashtem Jiechi dhe Haxhinasto kane folur per situaten e bashkepunimit mes dy vendeve dhe sidomos ate qe ka te beje me ekonomine. Nga ana e tij Haxhinasto eshte shprehur optimist edhe sa i perket levizjes se lire dhe nga pala shqiptare ne kete drejtim vullneti nuk mungon. Shqiptaret sot levizin te lire pa viza sipas hapesires qe u lejohet nga BE-ja. Nderkohe ne kemi shkurtuar kohen e dhenies se vizave per qytetaret e Kines dhe jemi ne rruge te mbare per heqjen e vizave per shtetasit kineze me qellim levizjen lirshem te qytetareve te te dyja vendeve eshte shprehur ai. Vetem pak kohe me pare Tirana zyrtare liberalizoi edhe regjimin e vizave me Tajvanin nje veprim qe u shoqerua me deklarime ironike nga kreu i ketij shteti. Nderkohe nga ana e tij Jiechi ka preferuar te perqendrohet ne ceshtjet ekonomike dhe thellimin e shkembimeve mes dy vendeve qe sipas tij do te jene shtyse kryesore per cdo veprim te metejshem. Theksoj se populli kinez ushqen ndjenja miqesore ndaj popullit shqiptar. Kemi kembyer mendime per forcimin e bashkepunimit ne arenen nderkombetare. Kemi arritur konsensus te rendesishem dhe mendoj se keto jane shume pozitive tha ai. Po keshtu ministri i Jashtem i Kines ka konfirmuar ftesen drejtuar Haxhinastos per nje vizite ne Pekin.