E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Te gatshem te cojme trupa shtese ne Kosove

Kryeministri

Shqiperia eshte e gatshme te dergoje trupa shtese ne kuader te KFOR-it ne rast se eshte e nevojshme. Keto komente i beri ne mbledhjen e djeshme te qeverise ku Kryeministri informoi ministrat mbi takimin e zhvilluar disa dite me pare me homologun kosovar Hashim Thaci. Une kam bindjen se situata eshte teresisht ne kontroll te autoriteteve te Kosoves dhe prania e KFOR-it eshte faktor paqeje e stabiliteti jo vetem ne Kosove por edhe ne rajon. Shqiperia zoti minister mund te rrise kontributin ne KFOR natyrisht jo ne zonen problematike por ne zona te tjera ku shkojne duke u spostuar detyrat. Ne jemi te gatshem te rrisim kontributin tone ne njesite e KFOR-it tha Berisha. Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se eshte rasti qe Beogradi te faktoje se eshte shkeputur nga ankthi i Serbise se madhe. Une vleresoj cilesimin qe iu be nga Presidenti Tadic ketyre grupeve ndonese te pretendosh se kontrabandiste te paguar ne Beograd kane lidhje me zyrtare apo shqiptare nuk perjashtohet mundesia e lidhjes me kontrabandiste shqiptare se kontrabandistet nuk kane kombesi por rrogat ata i marrin ne Beograd dhe frymezimin e kane ne Beograd. Ndaj eshte ne interesin me te mire te dy vendeve te angazhohen ne luften kunder kontrabandes. Kryeministri Berisha theksoi se duke mbeshtetur plotesisht qeverine e Kosoves ne kontrollin e plote te kufijve shteterore te Kosoves bejme thirrje qe keto zhvillime te mos shenojne nje bllokim te procesit te Brukselit te dialogut e negociatave si interesi me i mire i te dyja vendeve por edhe i rajonit. Sipas tij veprimet e qeverise se Kosoves ishin legjitime duke nderhyre ne te drejten e saj kombetare e nderkombetare per te vendosur kontrollin ne pikat doganore ne kufirin verior te Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›