E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-LRI-së: Ju kontribut në fitoren e 8 Majit

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka falënderuar sot përfaqësueist e Lëvizjes Rinore për Integrim si një nga faktorët e fitores së zgjedhjeve në 8 Maj. Suksesi i 8 majit mban tha ai nënshkrimin e kontributit të mijëra anëtarëve të LRI-së.
 

“3 anëtarë nga 5 të cilët janë zgjedhur në këshillin e Bashkisë së Tiranës i takojnë LRI-së. Mendoj që kjo është në një raport shumë të drejtë me kontributin që kanë dhënë të gjithë për zgjedhjet e 8 majit por në zgjedhjet e tjera ky përfaqësim do të jetë edhe më i madh” theksoi Meta.

Organizimi i LSI dhe LRI është tha ai një moment reflektimi për të ecur më të vendosur, më të sigurt për të arritur suksese të tjera.

“LSI-ja do të dalë akoma më e fuqishme dhe më solide për të përfaqësuar shpresat e të rinjve shqiptarë që kanë sfida të panumërta. 3 këshilltarët tanë në bashkinë e Tiranës do të japin modelin më të mirë sesi mund tu ofrohet një prespektivë më të mirë të rinjve shqiptarë” theksoi më tej Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›