Brukseli paralajmëron kundër kërcënimit populist

Komisioni Evropian u bëri thirrje dje udhëheqësve evropianë, që të mos i nënshtrohen kërcënimit populist.
Gjatë një prononcimi për mediet, zëdhënësi i presidentit Barroso, Olivier Bailly, tha se “Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso, dhe shumë komisionerë u kanë bërë thirrje shpesh udhëheqësve evropianë, që të mos i nënshtrohen tundimit të fjalimeve populiste dhe të vazhdojnë me ne për të përparuar Evropën e paqes dhe të rritjes ekonomike".
"Ajo çka u tha dje mbetet e vlefshme sot në të gjitha shtetet e BE-së. Duhet pasur kujdes nga kërcënimi populist, nga përhapja e ideve të tij, sepse ato janë krejtësisht në kundërshtim me idealet, që sjell integrimi evropian", tha zëdhënësi Bailly./Start/
2012-04-24 09:04