Nano e Berisha takohen tek “Diktatori”

Nano dhe Berisha ka tokur gotat gjatë mbrëmjes së shkuar dhe më pas janë ulur së bashku në një tavolinë.
Megjithatë, ky nuk është takim zyrtar për të diskutuar për çështjen e Presidentit, por tregon marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy liderëve që kanë mbizotëruar më së shumti në klasën politike shqiptare dy dekadat postkomunizëm.
“Unë mendoj që tani nuk duhet të bëni lidhje të paqëndrueshme. Me ish-kryeministri Nano ishim së bashku dhe me shumë personalitete të tjera në këtë premierë”, tha Berisha, duke shtuar se qëndrimet e tij janë tashmë të ditura për këtë rast. Nga ana e tij, Nano nuk ka nguruar të bëjë edhe batuta, duke e quajtur takimin edhe si një takim me “diktatorin”.
“Sot këtu ishim për një takim me diktatorin”, tha Nano, teksa u pyet nëse kishte diskutuar për platformën e ardhjes në krye të Presidencës. Në fakt, Nano dhe Berisha ishin në ceremoninë e dokumentarit “Diktatori”, i cili flet për Enver Hoxhën. Në tavolinën ku ndodheshin ata, ishin edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi. /S.Ll/Start/
2012-04-24 08:58