E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli, program mini-Marshall për Shqipërinë dhe Ballkanin

Komisioni Europian pritet që të publikojë nesër një raport që përmban një sërë propozimesh ndaj vendeve të Ballkanit Perendimor në drejtim të lëvizjes së lirë së shtetasve të këtyre vendeve drejt anëtarëve të uniuonit. Sipas “Euro Observer”, një portali informativ të Komisionit Evropian, dokumenti nënvizon një sërë nismash të reja që Brukseli ka ndërmend që të marrë dhe që do të ndihmojnë qytetarët e Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndonëse theksohet se progresi përkundrejt detyrimeve që duhen plotësuar në kuadër të detyrimeve ndaj anëtarësimit mbetet i ngadaltë në disa vende. Gjithashtu raporti shprehet se me këto nisma kërkohet që Ballkanit Perëndimor t’i jepet një vizion i qartë i perspektivës së anëtarësimit. Ndërsa nuk nguron që të vërë në dukje se progresi drejt BE-së kërkon detyrimisht përmbushjen e kritereve- për Serbinë dhe Bosnnjës kjo përfshin edhe bashkëpunimin me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës - drafti nënvizon rëndësinë e “kontakteve njerëzore”. Në këtë kuadër Komisioni Europian kofirmon vullnetin politik për të liberalizuar sa më parë regjnimin e vizave me të gjithë vendet e rajonit. Aktualisht vetëm kroatët nuk janë të detyruar që të pajisen me viza për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Programi i masave parasyshikon ofrimin e më shumë bursave të studimit për studentët e këtyre vendeve, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duke pretenduar dyshimin e fondit për prej 10 milionë eurosh në vitin 2009-2010, çka do të mundësojë përfitimin nga këto bursa të qindra strudentëve të tjerë. Më tej, vendet që janë kandidate potenciale për t’u anëtarësuar në BE do të marrin pjesë në programet kërkimore e kulturore. Bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe trafiqeve kërkohet që t’i jepet një shtysë e mëtejshme e pikërisht për këtë qëllim në fillimin e vitit 2009 është parashikuar ngritja e një univesiteti rajonal për administratën publike. Korrupsioni vazhdon që të ngrihet si nnjë nga shqetësimet kryesore në mbarë vendet e rajonit e në kjëtë kuadër KE vë theksin tek reformat ekonomike, duke rekoman duar fokusimin teki sipërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe mbi të gjitha garantimin e furnizimit me energji të tyre. Mbi të gjitha rekomandohet një bashkëpunim më i ngushtë për jetësimin e projekteve rajmonale në infrastrukturë si dhe dhënien e ndihmës reciproke në rastin e fatkeqësivbe natyrore si përmbytjer, tërmetet, zjarret etj. “Ballkanit Perëndimor do t’i akordohen më shumë se 4 miliardë euro asistencë për periudhën 2007-2011 ose 30 euro për çdo banor të rajonit, shuma më e madhe e akorduar nga Brukseli në krahasim me çdo rajon tjetër në botë” - thuhet në projekt. Publikimi i këtij dokumenti vjen në një kohë kur vetë Bashkimi Europian është i shqetësuar nga mundësitë e destabilizimit të Ballkanit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›