E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli vlerëson hapat e Shqipërisë drejt vlerave themelore të BE

15-12-2011 / Gazeta 55

Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi

“Komisioni Evropian vlerëson hapat e Shqipërisë në përpjekjet e saj për të siguruar që qytetarët shqiptarë të gëzojnë vlerat themelore dhe përfitimet e Bashkimit Evropian. Raporti i Progresit i vitit 2011 për Shqipërinë në mënyrë të qartë thekson se “përparimi është i nevojshëm në fushën e politikave anti-korrupsion, i cili është një prioritet kyç i Opinionit”.
Kështu u shpreh dje shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi, në seminarin “Lufta kundër korrupsionit në administratën publike – mësimet e marra nga Polonia, sfidat për Shqipërinë”.
Sipas tij, duke qenë se qytetarët nuk mund të ushtrojnë kontroll demokratik mbi burokracinë përmes zgjedhjeve, janë vendosur forma të tjera të kontrollit për të mirën e qeverisë dhe qytetarëve.
Ai vuri në dukje se “meritokracia, transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti janë parakushtet e padiskutueshme për një burokraci të aftë dhe të motivuar për të hartuar dhe zbatuar politika. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian siguron mbështetje shumë të rëndësishme financiare dhe i kushton vëmendje të madhe zbatimit efektiv të anti-korrupsionit dhe reformave administrative në Shqipëri, në përputhje me standardet e BE dhe praktikat më të mira evropiane”, tha Sequi.
Ai bëri të ditur se gjatë pesë viteve janë investuar gati 30 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së për të ndihmuar përmirësimin e administratës publike në Shqipëri dhe 5 milion euro për të ndihmuar vendin të luftojë korrupsionin.
Detyrat përpara Shqipërisë janë të qarta, vijoi ambasadori i BE-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›