Marreveshja Maqedoni dhe Mal i Zi kalimi vetem me karta identiteti
Levizja vetem me karta identiteti fillon pas ratifikimit te marreveshjes nga parlamentet e vendeve perkatese Serbia nuk merr pjese ne takim
Shtetasit shqiptare se shpejti do te mund te udhetojne drejt Malit te Zi dhe Maqedonise vetem me kartat e identitetit. Kjo gje do te behet e mundur sapo parlamentet e vendeve perkatese te ratifikojne marreveshjen qe u nenshkrua ne mjediset e Ministrise se Puneve te Jashtme per levizjen e ndersjelle te shtetasve shqiptare vetem me karta identiteti me dy shteteve fqinje perkatesisht me Malin e Zi dhe Maqedonine. Pas takimit qe Haxhinasto pati me homologet e tij maqedonas dhe malazez lajmi i mire u dha ne nje konference per shtyp.
Marreveshjet e nenshkruara parashikojne lehtesimin e metejshem te levizjes se shtetasve ndermjet dy vendeve duke perdorur per kete qellim jo vetem pasaportat por edhe kartat e identitetit qe duhet te jene patjeter biometrike. Te gjitha kartat e identitetit qe jane ne qarkullim ne Mal te Zi Maqedoni dhe Shqiperi jane biometrike dhe per kete arsye keto marreveshje arriten qe te nenshkruheshin.
Keto marreveshje do te kene vetem pasoja pozitive. Sipas Haxhinastos do te lehtesohet dhe do te nxitet levizja e njerezve duke forcuar lidhjet ndermjet popujve dhe bashkepunimin ndermjet tyre duke krijuar nje klime te re rajonale ne funksion te integrimit te plote ne familjen evropiane.
Marreveshja qe u finalizua dje eshte nje propozim i pales shqiptare e cila gjate presidences se iniciatives rajonale ne vitin 2010 lancoi fort idene e krijimit te nje zone te levizjes se lire ndermjet vendeve anetare. Ndryshe kjo u quajt edhe Shengeni Ballkanik. Se shpejti marreveshja do te realizohet edhe me Bosnjen-Hercegovinen duke bere qe te zgjerohet harta ku shtetasit shqiptare te mund te levizin vetem me mjete te thjeshta identifikimi. Sigurisht qe qellimi yne eshte qe te vazhdojme me marreveshje te tilla me qellim qe qytetaret shqiptare te levizin sa me lirshem ne te gjithe hapesiren rajonale dhe me pas pse jo edhe ne hapesiren Shengen. Konfirmoj qe eshte nje qellim i vazhdueshem permanent i diplomacise i sherbimeve tona konsullore per te arritur marreveshje te tilla - theksoi ministri Edmond Haxhinasto.
Ne konferencen per shtyp zevendeskryeministri vuri theksin mbi bashkepunimin qe ne rajonin tone sa vjen dhe po intensifikohet dhe kjo do te sjelle nje shkembim ekonomik kulturor dhe social. Ai beri me dije se rezultati i sotem vjen si pasoje e marredhenies se shkelqyer mes ketyre vendeve. Bashkepunimi i shkelqyer politik reflektohet ne hapa konkrete ne integrimin ekonomik midis dy vendeve tona me qellim qe ne te pergatitemi sa me pare per te qene ashtu sic synojme te jemi te dy vendet anetare te denje te BE-se - tha ministri.
Ministri maqedonas Poposki tha se ai falenderon Shqiperine per kete mundesi te shkelqyer dhe per hapat qe mund te bejne te dyja vendet per tu afruar sa me teper BE-se.
Per ministrin e Malit te Zi ky eshte nje hap me perpara dhe nje mundesi me shume qe u jepet dy vendeve per te thelluar edhe me teper bashkepunimin ne te gjitha fushat. Ajo cka ne bejme sot eshte per permiresimin e jetes se qytetareve te te dy vendeve tona per sot por edhe per te ardhmen. Ne ndajme historine. Po ashtu ndajme te tashmen por edhe te ardhmen e perbashket e cila eshte drejt BE-se - deklaroi ai.
Interesimit te gazetareve per mungesen e Serbise ne kete takim ministri Haxhinasto iu pergjigj se ftesa u eshte bere por pala serbe ka shprehur pamundesi per te qene ne kete takim.
Takimi ne kuader te Kartes se Adriatikut
Ne muajt qershor-dhjetor 2011 Shqiperia kryeson Karten e Adriatikut te vendeve A5 dhe SHBA. Ministri i Puneve te Jashtme Haxhinasto ishte ai qe organizoi kete forum dhe ne te njejten kohe ishte kryesuesi i saj. Takimi i djeshem perkoi edhe me daten kur Shqiperia eshte bere anetare e OKB-se dhe ne menyre simbolike edhe per rolin gjithnje dhe ne rritje te vendit tone ne sferen rajonale dhe ate nderkombetare. Ceshtja kryesore qe u diskutua ne kete takim ishte siguria dhe bashkepunimi si garanci per stabilitetin rajonal dhe me gjere ecuria dhe perparimi i vendeve para samitit te NATO-s ne Cikago.
Ne takim u theksua e bashkepunimit ne fusha konkrete per perdorimin eficent te burimeve te perbashketa si dhe nje veprim konkret per emergjencat civile. Duke vleresuar rendesine e perfshirjes se shoqerive civile te vendeve tona ne rritjen e mbeshtetjes publike Shqiperia ka ndermarre nismen dhe propozoi qe Shoqatat perkatese Kombetare te Atlantikut te krijojne nje format te institucionalizuar ne frymen e Kartes se Adriatikut.
Ne perfundim te takimit vendet anetare te Kartes se Adriatikut miratuan nje komunikate te perbashket ku shprehen angazhimin e tyre per integrimin euroatlantik te rajonit duke identifikuar rruge te reja praktike per bashkepunimin rajonal dhe marredheniet e fqinjesise se mire si baze per stabilitetin dhe sigurine rajonale.
Ne cilesine e kryesuesit te ketij forumi zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme i Shqiperise Edmond Haxhinasto ftoi ne kete takim ministrat e Puneve te Jashtme te vendeve te rajonit dhe perfaqesues te SHBA-se dhe te Aleances.