E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore LSI-ja dhe PR-ja braktisin tryezen

Sistemi zgjedhor kusht i te vegjelve per bashkepunim Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it kryefjala e planit te punes se komisionit

Reforma zgjedhore has ne veshtiresi qe ne mbledhjen e dyte te komisionit. Kete here problemi duket se nuk eshte konsensusi mes te medhenjve por bashkepunimi me te vegjlit. Socialistet dhe demokratet kane gjetur konsensusin mes tyre per te miratuar axhenden e punimeve te komisionit por mosperfshirja ne kete draft te kerkesave te te vegjelve nuk ka kaluar pa probleme. Plani i punes ka si prioritet hartimin e amendamenteve per kuadrin ligjor zgjedhor per trajtimin e rekomandimeve te raporteve te OSBE-ODHIR-it per vezhgimin e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 dhe ato lokale te vitit 2011. Por Vangjel Tavo e Fatmir Mediu kane kembengulur ne diskutimin e sistemit zgjedhor apo te nje sere ceshtjesh te tjera te ngritura si shqetesim prej tyre. Mungesa e nje pergjigjeje pozitive per keto ceshtje ka bere qe ata te braktisin mbledhjen para perfundimit te saj.

Tryeza

Reforma zgjedhore nuk do te nise nga korrigjimi i sistemit por nga permbushja e kerkesave te OSBE-ODIH-it te cilat jo domodoshmerisht lidhen me debatin politik te sistemit zgjedhor aktual. Ky eshte plani i punes i miratuar dje ne Komisionin e Reformes Zgjedhore por qe nuk eshte mirepritur nga te vegjlit. Vangjel Tavo perfaqesuesi i Levizjes Socialiste per Integrim i pyetur nga standardi e konsideron komisionin si bipartizan dhe jo gjitheperfshires sic duhet te ishte. Sipas tij vendimet merren paraprakisht vetem me konsensusin e PD-se dhe te PS-se. Uroj qe dashuria mes dy partive te zgjase kete here dhe mos perfundoje me nje ndarje te dhimbshme si pas zgjedhjeve te vitit 2009 - pohoi ai. Tavoja e konsideron si shqetesues faktin qe ne planin e punes nuk jane perfshire nje sere ceshtjesh te rendesishme si diskutimi per sistemin zgjedhor apo voten e emigranteve. LSI-ja prej kohesh ka bere thirrje per mbledhjen e komisionit qe te vihen ne zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR-it por kjo nuk do te thote qe problemet e dala pas zgjedhjeve te 2009-s dhe te 2011-s te mos jene pjese e diskutimit - tha ai. Kerkesa e shprehur qartazi ne mbledhjen e djeshme duket se nuk eshte mirepritur nga PD-ja e PS-ja e cila nuk i ka perfshire keto ceshtje ne planin e punes. Nje tjeter kerkese shton Tavoja ishte dhe transparenca. Sipas tij media duhet te jete e pranishme ne cdo mbledhje te komisionit te reformes zgjedhore. Kjo eshte theksuar fort dhe nga kreu i Partise Republikane Fatmir Mediu ndersa ai braktisi mbledhjen e komisionit. Mediu madje konfirmoi per mediat se nese pjese e diskutimeve ne komision nuk behen dhe debatet politike ai do te braktise teresisht kete mbledhje. Profesioni thjesht teknik per ceshtje te ngritura nga OSBE-ODIHR-i per anen teknike te procesit mendoj qe e minimizon shume punen e ketij komisioni dhe nuk sjell ate produkt qe do te mirepriste gjithe shoqeria shqiptare dhe votuesit shqiptare. Dhe per sa kohe eshte nje komision teknik pjesemarrja politike me duket krejt e tepert. Qendrimi im eshte qe per sa kohe ne nuk arrijme te diskutojme politikisht nuk e di pse duhet te jemi ne nje komision te reformes zgjedhore. Kjo eshte nje ceshtje qe do e diskutoj me koleget e mi te PR-se po ashtu dhe me perfaqesues te mazhorances per te gjetur gjuhen e perbashket - tha Mediu. Por per bashkekryetarin socialist Damian Gjiknuri plani i punes ishte per te nisur punen e komisionit. Pasi te merren te gjitha mendimet do te diskutohet cdo ceshtje. Me shume interesi i partive te vogla ose i atyre qe jane te perfaqesuara ne tavoline ishte tek sistemi zgjedhor. Te pakten ne pikepamjen tone u diskutua se kjo eshte axhende pune per te nisur punen komisioni. Kur te degjojme gjithe opinionin e te gjithe partive te tjera qe dhe ato jane po aq te interesuara per sistemin zgjedhor patjeter qe ky proces do te doje nje konsensus politik dhe do te zhvillohet ne rruge e siper. Por komisioni nuk mund te mbahet peng per ceshtje te tjera qe jane po aq imediate dhe kane te bejne po me rritjen e standardeve te zgjedhjeve - tha Gjiknuri per median. Kjo ishte mbledhja e dyte e komisionit te Reformes Zgjedhore pas asaj te konstituimit te tij. Objekti i punes i ketij komisioni jane 53 rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Ceshtjet per te cilat palet kane debat do te asistohen per zgjidhje konsesuale nga ekspertet e OSBE-ODIHR-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›