E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i diplomateveWikileaks Kryeministri Berisha shume pro amerikan

30-11-2010 / Gazeta 55

Dokumenti sekret i diplomateve te SHBA-se Shqiperia gjithnje e gatshme per te ndihmuar prioritetet diplomatike te Uashingtonit

Shqiperia dhe qeveria shqiptare mbeten mbeshtetja me e madhe e superfuqise boterore Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kjo eshte kryefjala e raporteve te diplomateve amerikane te publikuar sot nga faqja Wikileaks. Perkushtimi i shtetit shqiptar ne emer te miqesise dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara jo pak here e ka nxjerre Shqiperine si nje nga aleatet me te zellshem te SHBA-ve. Prestigjiozja e njohur amerikane New York Times dhe revista e perjavshme gjermane Der Spigel shkruajne se Wikileaks ka publikuar mesazhe diplomatike ku shprehen vleresimet e diplomateve amerikane lidhur me gjetjen e mundesive per strehimin e ish te burgosurve te burgut te Guantanamos. E ne kete kontekst bie ne sy perkrahja e menjehershme e qeverise shqiptare per strehimin e ish te burgosurve ndersa shume vende te tjera anetare te NATO-s kishin hezituar ti merrnin. Diplomatet shkruanin ne nje prej mesazheve diplomatike te publikuara nga Wikileaks se shqiptaret duan te bejne me shume se sa duhet vetem e vetem per te ndihmuar ne nje prej prioriteteve te politikes sone te jashtme. Madje gazeta amerikane shkruan se diplomatet amerikane e kishin quajtur nje oferte te mire por te ekzagjeruar oferten e bere nga kryeministri Sali Berisha i cili pas strehimit te 5 ujgureve kishte pranuar te strehonte edhe 3 te burgosur te Guantanamos por duke theksuar qe ata te mos ishin kineze. Ne dokumentet e Wikileaks publikohen edhe disa te dhena per ish-te burgosurit e Guantanomos qe erdhen ne Shqiperi. Rreth 600 nga 800 te burgosur apo edhe me shume ne burgun e Gjirin e Guantanamos tani jane liruar dhe derguar ne nje sere vendesh ne mbare boten. Per cdo njerin prej tyre Washingtoni shpreson se do te lehtesoje barren e qeverise amerikane dhe keshtu u duhet dhene nje identitet i ri nje pune dhe nje mundesi per te patur nje jete normale familjare ne vendin e tij prites. Per fat te keq kjo shprese nuk eshte permbushur gjithmone raportohet nga stafi i ambasades amerikane ne Shqiperi eshte nje tjeter detaj i publikuar nga gazeta e famshme gjermane Der spigel ne kuader te publikimit te materialeve sekrete nga Wikileaks. Disa nga ujguret e Guantanamos mberriten ne kryeqytetin shqiptar Tirane ne fillim te majit 2006. Qe atehere nuk ka patur asgje tjeter pervecse probleme - jo per shkak se keta njerez jane te rrezikshem por thjesht sepse Departamenti i shtetit po shkel premtimet e bera- thuhet ne raportimet e Der spigel. Ujguret jane ankuar ne Ambasaden Amerikane ne Tirane se para se te largoheshin nga Guantanamo atyre u ishte thene ne dy muaj pasi te keni mberritur ne Shqiperi ju do te keni nje shtepi nje pune para dokumente. Ju do te keni gjithcka qe ju nevojitet- kane qene premtimet e Departamentit te Shtetit. Ne fakt per ta ishte e pamundur qe te gjenin pune apo strehim te perhershem. Madje as nuk mund te martoheshin sepse prinderit shqiptare nuk deshironin qe ish-burgosurit e Guantanamos te ishin dhenduret e tyre- thuhet me tej ne materialet e reja publikuar per Shqiperine. Sipas njoftimeve situata ne Tirane doli jashte kontrollit dhe ambasada amerikane nuk ka dhene fonde per kete kontigjent dhe se nuk kishte burime njerezore dhe financiare per te siguruar me kohe te plote asistence sociale per ta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›