Brukseli, gjithë vëmendjen tek Greqia
BRUKSEL - Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian për axhendën dixhitale Neli Kruz deklaroi se “Eurozona mund të mbijetojë edhe pa Greqinë”. Deklarata e Kruz, është bërë për gazetën holandeze "Volkskrant ".
Sipas zëvendëspresidentes së KE, qeveria gjermane dhe holandeze, mund të marrin masa të jashtëzakonshme shpëtimi, nëse shohin dëshmi të vullnetit të mirë nga udhëheqësit grekë.
Por menjëherë pas kësaj deklarate, Komisioni Evropian saktëson qëndrimin e tij. Duke komentuar deklaratat e Kruz, zëdhënësi i KE, deklaroi se Greqia duhet të mbetet në Eurozonë.
Presidenti i KE, Hose Manuel Barroso ka deklaruar në një konferencë shtypi, se “duam që Greqia të qëndrojë në Euro”. Ai sqaroi se kostoja e daljes së Greqisë nga Euro është më e lartë sesa kostoja e qëndrimit të saj.
Presidenti i Komisionit evropian është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje në Greqi.
Edhe kreu i Eurogrup Junker, bëri një deklaratë optimiste për Greqinë, duke thënë se ky vend nuk mund të dëbohet nga Eurozona.
“Nëse Greqia del jashtë eurozonës, vendet e tjera do të duhet të investojnë për të mbështetur monedhën e vetme. Gjithkush e di se fundi i euros do të thotë fundi i integrimit evropian", shtoi Junker, duke argumentuar se euro do t’i mbijetojë krizës aktuale të borxhit.