E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga-Zbogar: Kosova e barabartë në rajon

PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.

Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani Ahtisari dhe përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare për Kosovën.

“Zbatimi i plotë i Planit Ahtisari në tri komunat në veri të Kosovës, është rruga përpara”, tha ajo, për të shtuar se ka vështirësi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, për shkak të pengesave që vijnë nga Serbia.
Presidentja tha se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ajo duhet të trajtohet dhe të përfaqësohet në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera të rajonit.

Zbogar tha se është i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane, ndërsa thekson se vendi ynë duhet të punojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe të sistemit të drejtësisë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Thaçi-Žbogar: Misioni i BE për Kosovën evropiane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›