Zbardhet skema per vrasjen me eksploziv te Aleksander Gocajt
Zbardhet skema e planit për vrasjen me eksploziv të Aleksandër Gocajt. Policia ka çaktivizuar dhe larguar nga pjesa e poshtme e shasisë së mjetit tip Benz me targa gjermane të Ada Thaqit, e dashura e Gocajt. 400 gramë lëndë eksplozive ishin vendosur me ngjitës në drejtimin e sediljes së pasagjerit. Sipas policisë, vendosja e eksplozivit është kryer nga specialistë të cilët kishin përdorur mënyrën e aktivizimit në distancë për të bërë shpërthimin. Automjeti ishte parkuar në rrugën Hamdi Sinoimeri në Kombinat në parkingun e bllokut të pallateve ku jetonte Thaqi. Automjeti ishte blerë vetëm 15 ditë më parë dhe autorët kanë planifikuar se në me atë automjet mund të lëvizte Gocaj pas daljes nga spitali ndaj dhe kanë zgjedhur një mënyrë të tillë për eleminimin fizik të tij. Fatmirësisht mjeti nuk ka lëvizur prej vendit ku ishte parkuar prej 7 ditësh, ndërsa Gocaj ndodhej ende në terapinë mjekësore në Spitalin Ushtarak. Policia ka marrë sinjalizimin fillimisht nga personi që ia ka shitur këtë makinë dy javë më parë Saqit, I cili ishte I pari që kishte parë diçka të dyshimtë nën shasinë e mjetit. Me të marrë sinjalizimi përkatës policia bllokoi zonën dhe ekspertët xhenierë mundësuan çaktivizimin e lëndës eksplozive. Sipas policisë nëse eksplozivi do të kishte shpërthyer atëherë ai do të kishte shkaktuar dëme të mëdha në dy palletet prane vendit kun ndodhej makina duke rrezikuar jetën e dhjetëra banorëve.
Policia ka parandaluar kështu tentativën e dytë për vrasjen e Gocajt. Ky I fundit u qëllua me armë automatike të enjten bë rrugën Komuna e Parisit. Gocaj mbeti I plagosur ndërsa plumbat vranë 25-vjeçaren Megi Jakiçi, e cila ndodhej në një automjet dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
Policia ka parandaluar kështu tentativën e dytë për vrasjen e Gocajt. Ky I fundit u qëllua me armë automatike të enjten bë rrugën Komuna e Parisit. Gocaj mbeti I plagosur ndërsa plumbat vranë 25-vjeçaren Megi Jakiçi, e cila ndodhej në një automjet dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.