ALARMI/ Faturat e CEZ-it paralizojnë Gjykatën e Tiranës
Tiranë- Gazeta IDEA ka investiguar prej javësh zvarritjet e proceseve civile në Gjykatën e Tiranës dhe ka zbuluar çështje që zvarriten për më shumë se 6 vjet. Gjyqtarët e angazhuar në seksionin civil, thonë se shkak i kësaj situate është edhe vërshimi i madh i padive nga CEZ-i për debitorët e energjisë. Aktualisht, 38 gjyqtarë kanë në duar 10 mijë çështje të tilla. Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit për faturat-tituj ekzekutiv, përndryshe gjykata do të falimentojë, dukë mos shqyrtuar dot çështje të tjera.
Gjykata e Tiranës mbytet nga mijëra padi civile te shoqërisë CEZ shpërndarje-sha, e cila u kërkon gjykatësve të lëshojnë urdhëra ekzekutimi për faturat e energjisë elektrike te papaguara. Burime jo zyrtare të gjykatës shpjegojnë se aktualisht ndodhen në duart e 35 gjyqtarëve të seksionit të çështjeve civile 10 mijë çështje të tilla, që kanë si palë paditëse shoqërinë CEZ, dhe të paditur konsumatorët debitorë të energjisë.
Gjyqtarët, aktualisht ndodhen para një mali me dosje të tilla, çka i detyron ata që të shtyjnë proceset e tjera civile me objekte të ndryshme dhe te trajtojnë urdhërat e egzekutimit të CEZ. Gjyqtarët thonë se afati i vendosur nga ligjvënësi për urdhërat e ekzekutimit është vetëm pesë ditë nga koha e regjistrimit dhe ky prag kohor nuk mund të kalohet.
Ne po shtyjmë procese civile për pronat, divorcet apo paditë e shkaktimit të dëmit nga njëra seancë në tjetrën, për të shqyrtuar mesatarisht çdo ditë 20 çështje për urdhëra ekzekutimi thonë gjykatësit.
Në këto kushte, gjykatësit sygjerojnë se duhet gjetur sa më shpejt një zgjidhje ose nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ose nga Ministria e Drejtësië, apo të dyja institucionët së bashku, pasi në këtë mënyrë cënohet e drejta e gjykimit e të pandehurve për procese të tjera çka pritet të sjellë edhe ankesa nga qytetarët.
Në këtë pikë vetë gjyqtarët që po hasen me këtë situatë mbinagrkese janë ndarë në dy kampe për zgjidhjen e problemit. Disa propozojnë që të ketë shtesë të organikës së gjyqtarëve, edhe pse sipas tyre kjo do të ishte një zgjidhje e momentit dhe jo afatgjatë, duke qenë se drejt gjykatës civile po vërshojnë edhe padi për urdhëra ekzekutimi nga bankant për kreditë e papaguara.
Grupi i dytë i gjyqtarëve shpjegon se zgjidhja më afatgjatë është ajo e ndryshimeve në ligjin procedurial. Në këtë pikë duhet të nisë një debat publik – shpjegojnë më tej gjyqtarët - në mënyrë që ligjvënësi të shikojë hapësirat për të ndryshuar ligjin, në mënyrë të tillë ti jepën lehtësi gjyqtarit që mos ti shqyrtojë procese të tilla si seanca të zakonshme ku mbahen procesverbale apo arsetohen, por të minimizohet karakteri procesual i këtyre gjyqeve dhe gjyqtarit ti besohet vetëm lëshimi i një urdhëri ekzekutimi të padetajuar.
Zërat e të pakënaqurve te gjykatën civile të Tiranës nuk është e vështirë të identifikosh edhe nga administrata. Shpesh edhe bojen dhe letrën e printerit ata janë të dytruar t’i blejnë vetë.
Gazeta IDEA, prej javësh ka monitoruar kohën e shqyrtimit të padive civile, kryesiht ato me objekt shkaktim dëmi dhe ka identifikuar dhjetra çështje që vonohen prej vitesh, madje deri në 6 apo më shumë vite.
Baza ligjore për paditë e CEZ-it
Nenet 510 gërma e) dhe 511 gërma ç) të Kodit të Procedurës Civile, Ligji Nr. 8662, datë 18.09.2000 Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike si dhe Ligji Nr. 8735, datë 01.02.2001 Për një shtesë në Ligjin Nr. 8662, datë 18.09.2000 Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike, Vendimi Nr. 41 dhe 42 datë 31.08.2005, i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike që miratojnë Kontratat Tip të Furnizimit për konsumatorët familjarë dhe jo familjarë.
Matilda Alku/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Abuzimi me faturat e energjinë, prokuroria heton CEZ Tiranë – Ankesat e qytetarëve për mbifaturimin e energjisë elektrike...
- Guinness në Gjykatën e Tiranës, 6 vjet gjyq për një padi Tiranë- Paditë në Gjykatën e Tiranës ndaj kompanisë KESH apo...
- CEZ kërkon rritje të re të cmimit të energjisë Kompania CEZ ka kerkuar nje rritje te re cmimit te enegjise elektrike,...