Stuhite e bores shkundin vendin
I gjithë vendi është pushtuar nga temperaturat e ulëta, dhe stuhi të forta ere, të cilat në veri kanë qenë stuhi bore. Temperaturat kanë shkuar deri në -18 gradë celcius. Disa akse nacionale mbeten të bllokuar, ndërsa akse të tjera janë tepër të vështira për të lëvizur për shkak të akullës e ngricave. Situata më e vështirë raportohen në Pukë, Kukës, Tropojë e Dibër, ku në disa komuna të izoluara bëhet apel për ndihmë. Në Pukë sa vjen e vështirësohet situata, sidomos për komunat dhe fshatrat e izoluar, tashmë prej disa ditësh nga dëbora. Akset Fushë Arrëz-Kukës, Qafë Mali-Bajram Curri është i bllokuar. Në Kukës, temperature më e ulët arriti në -18 gradë celsius, ndërsa prezenca e akullit dhe ngrica në të gjitha akset vështirëson gjithnjë e më tepër lëvizjen. Në Bulqizë, temperatura më e ulët shënonte -18 gradë. Të gjitha komunat e rrethit janë bllokuara, dhe në disa fshatra trashësia e borës arrin mbi 2 metra. Në qarkun e Shkodrës, zona e Dukagjinit dhe Vermoshi janë të bllokuara. Akset Shkodër-Muriqan, Shkodër -Hani i Hotit, Shkodër-Lezhë dhe Shkodër-Velipojë kanë probleme me ngricat. Në Lezhë, i gjithë rrethi është pa energji elektrike, për shkak të këputjes së linja 110 kë që vjen nga Vau i Dejës. Era e fortë që ka fryrë gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme materiale në disa banesa. Në Korçë, Qafa e Qarrit dhe aksi Ersekë-Leskovik, Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë. Të bllokuara janë komunat Lekas, Vithkuq, Velçan, Novoselë. Në të gjithë qarkun e Korçës është pezulluar mësimi. Edhe në Durrës ka pasur stuhi ere, dhe tragetet kanë pasur vonesa 4-5orë në mbërritje.