E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, dy në pranga për prostitucion

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. Sipas policisë, Ilmi Hoxhaj e shfrytëzonte për përfitime 35-vjeçaren S.Y, me të cilën bashkëjetonte.

Ka qenë pikërisht gruaja, ajo që e ka denoncuar këtë fakt një ditë më parë në polici, ku është shprehur se personi me të cilin bashkëjetonte prej një viti e kishte shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Fier dhe Durrës, kundrejt pagesave që varionin nga 2 000- 5 000 lekë të reja.

Nga hetimet paraprake të kryera nga policia rezultoi se S.Y. i siguronte vetë klientët dhe shumat e përfituara ia dorëzonte në shtëpi shtetasit Ilmi Hoxhaj. Materialet procedurale për sa më sipër iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›