E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruni: Urreja të martohem me Sarkozy

Karla Bruni ka thënë për Sky News se i është dashur të martohet sa më shpejt me Sarkozy, për të qetësuar opinionin publik.

Zonja Bruni është përballur me disa pyetje rreth martesës saj.

Ajo u martua me presidentin tre muaj pas takimit të tyre dhe tha që ishte e pamundur të qëndroja me të pa u martuar.

Zonjës Bruni i tha në një intervistë ekskluzive për Sky News : "Ishte e padurueshme për opinionin publik dhe unë e kuptoja”.

“Është dashur të martohemi me nxitim për ta qetësuar opinionin publik”, tha ajo.

Ka pasur kohëve të fundit zëra që Bruni ka qenë jo besnike ndaj burrit të saj. Ajo tha që kurrë nuk e ka tradhtuar burrin.

“Nuk është e mundur, këto janë vetë thashetheme”,tha ajo.

Ajo gjithashtu tha që nuk është e vërtet që ajo do të merret me me politikë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›