E Diel, 1 Nëntor 2026

BruniShtepia e Bardhe nje ferr Michel se ka thene

Carla Bruni mohoi se ne nje dialog te sajin me Zonjen e Pare amerikane Michelle Obama kjo e fundit ti kete thene se jeta ne Shtepine e Bardhe eshte nje ferr ashtu sic edhe shkruhet ne librin e publikuar me se fundmi ne France per Brunin nga Yves Derai dhe Michael Darmon.

Sigurisht qe Mishel nuk i ka thene keto fjale tha Bruni ne nje interviste per CNN. Me tej Zonja e Pare e Frances e pyetur mbi librin e botuar qe autoret e cilesojne nje biografi te sajen e quajti ate fantazi dhe se ndaj tij nuk do te ndermerrte asnje hap ligjor.

Franca eshte nje vend i lire ku cdokush mund te fantazoje dhe ta hedhe ne nje leter. Padia nuk eshte ne parimet e mia. Besoj se cdo njeri mund te thote dhe te shkruaje ate qe deshiron e mendon tha zonja Bruni duke mohuar ndjekjen ligjore te ceshjtes pasi kjo do ti bente me shume publicitet librit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›