Poeteka neTirane nga4-10 tetor
TIRANE-Qendra e festivalit te poezise Poeteka e cila mbahet nga data 4 deri me 10 tetor nuk do te jete me Durresi qyteti qe e krijoi Poeteken por Tirana. Edicioni i gjashte i Poetekes do te jete si gjithmone levizese. Brenda Tiranes aktiviteti do te qarkulloje nga Teatri i Metropolit ne Fakultetin e Filologjise Fakulteti i Gjuheve te Huaja Universiteti Marin Barleti shkolla e mesme Faik Konica ku ne sloganin Leximi nuk demton edhe aq rende shendetin do te behen takime me shkrimtaret e ftuar. Mikpritese te Poetekes sivjet do te jene edhe disa studio dhe galeri pikture si ajo e grafistit Mustafa Arapi dhe e piktorit Buron Kaceli apo edhe galeria Zenit. Tema kryesore e Poeteka 6 do te jete Ballkani veshtruar ne problematiken bashkekohore te artit komunikimit integrimit kulturor shoqeruar keto edhe me vlera te tjera qe Ballkani ofron edhe ne fusha te tjera. Te ftuarit poete piktore muzikante e figura te tjera te kultures do te perpiqen te bisedojne duke kapercyer kufijte ngritur mes popujve. Pjesemarresit e ketij aktiviteti vijne nga 20 shtete te ndryshme te botes si Austria Bosnja Bullgaria Kroacia Franca Gjermania Greqia Kosova Maqedonia Mali i Zi Izraeli Italia Rumania Serbia Sllovenia Spanja Shqiperia Zvicra Turqia dhe SHBA. Poeteka do te prezantoje perkrah njeri-tjetrit autore te rendesishem dhe te njohur si dhe krijues te rinj te artit te fjales.
d.b/GSH/BalkanWeb
d.b/GSH/BalkanWeb