E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i te rinjve shpallen projektet fitues

Komisioni i Vleresimit te Projekteve te regjisoreve te rinj pritet qe sot ne mesdite te shpalle fituesit. Afati per shpalljen e emrave te regjisoreve ishte lene 1 shtatori afat qe nuk u respektua nga komisioni vleresues. Sipas Herida Duros zedhenese e projektit per Festivalin e Teatrit te te Rinjve komisioni ka shqyrtuar 13 projektet e paraqitura ne Teatrin Kombetar institucioni organizator dhe prej tyre shpallen fitues te fazes se pare 6 te rinj.

Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve e cila financon edicionin e peste te festivalit nuk jep asnje emer te komisionit vleresues. Dihet qe regjisori Adonis Filipi eshte larguar nga ky komision. Mosshpallja e emrave te komisionit me pretekstin se u hapet rruge nderhyrjeve te jashtme eshte nje shpjegim i sajuar qe ska te beje me rregullat e festivalit.
j. p


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›