E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuma e Kamenices ne dore te askujt

Korce
Muzeu i Tumave te Kamenices vazhdon ti mbaje larg vizitoret. Prej muajit korrik ekziston kjo tendosje mes trashegimise dhe organeve te Tatim-Taksave te Korces te cilat kane urdheruar mbylljen pa afat te muzeut arkeologjik. Megjithese puna disavjecare e arkeologeve shqiptare dhe te huaj ka qene e jashtezakonshme duket se gjithcka po hidhet ne ere nga burokracite. Tatimoret kerkojne licencimin e muzeut privat dhe funksionimin e tij si te tile.
Tuma e Kamenices eshte ngritur me shume se 3 vjet me pare fillimisht si nje muze natyror i vetmi i ketij lloji ne vendin tone. Objektet me vlere jane ekspozuar ne brendesi te nje ndertese qe i eshte pershtatur natyres se muzeut. Tuma aktualisht qendron e mbyllur dhe nuk kujdeset askush per te. Barishtet kane filluar te mbulojne siperfaqen dikur te gjelberuar ndersa muret me gure apo edhe vendet e varreve ilire tanime jane nen kujdesin e askujt.

Nje shprese qe ky muze i rralle natyror te mbijetoje eshte administrimi i Tumes nga komuna Mollaj ne territorin e te ciles ajo ndodhet. Specialistet qe kane punuar per zbulimin e saj jane te shqetesuar per te ardhmen e objektit kur per vite me radhe eshte punuar per shnderrimin ne muze natyror.
I vetmi individ qe e sheh nga jashte objektin e kultures arkeologjike eshte ish kujdestarja e muzeut Shega Bezolli. Ajo thote se nga dita kur tatimoret i kane vene kycin muzeut asnje perfaqesues shteteror nuk eshte interesuar per te. Perfaqesuesit e tatimeve nuk lejojne hapjen e muzeut per vizitoret por dhe per ne punonjesit pasi kane kerkuar te licencohet si muze privat. shte per te ardhur keq se gjate stines se veres me qindra turiste te ardhur nga vende te ndryshme te botes jane kthyer pas. Mua me vjen shume keq qe Tuma eshte kthyer ne nje vend pa vizitore nderkohe qe dhe ne punonjesit e saj presim me syte nga shteti te rikthehemi ne pune thote per gazeten Shega Bezolli.

Vetem 7 km larg qytetit te Korces Tuma ilire e Kamenices nje vendvarrim prehistorik cilesohet si nje nga objektet me te rralla arkeologjike jo vetem per vendin tone por edhe per Ballkanin. Aktualisht ne muzeun natyror te Tumes ilire jane konservuar dhe prezantuar struktura unikale me karakter funeral te prehistorise. Permendet ketu unaza e varrit qendror te Tumes grupi i pare i varreve me strukture monumentale grupi i dyte i varreve me strukture monumentale dhe nje pjese ende e pagermuar e vendvarrimit prehistorik qe pritet te jete objekt kerkimesh arkeologjike ne te ardhmen. Sot Tuma e Kamenices ka marre pamjen e nje vendi te braktisur ndonese e shkuara e saj gati 7 shekuj me pare eshte magjike. Takimi me mistiken e vdekjes se nje komuniteti prehistorik qe ka jetuar ne shekujt 13-6 p.e.s. mbetet nje deshire qe nuk dihet nese do te mund te ndodhe ne nje kohe kur ky muze per fat te keq po asgjesohet.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›