E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Finiqin antik10 vjet germimeitalo-shqiptare

SARANDEuml- Prej 10 vjetesh arkeologe shqiptare dhe italiane kryejne ekspedita te perbashketa ne sitin arkeologjik te Finiqit ne jug te vendit fale te cilave ka dale teresisht ne drite teatri antik.

Eksperienca e ketij bashkepunimi qe nisi nje dekade me pare ne nje projekt te perbashket arkeologesh dhe studiuesish shqiptare dhe italiane u promovua ne nje takim te mbajtur sot ne mjediset e Hotel Butrintit ne Sarande.

Shpresa Gjongecaj drejtore per palen shqiptare e kesaj ekspedite njeheresh dhe drejtore e Institutit te Arkeologjise thote se germimet kane nxjerre ne drite nje bilanc te pasur objektesh dhe monumentesh te shumta si ne akropol edhe ne nekropolin e qytetit.
Duke folur per historikun e germimeve ne Finiq Gjongecaj vuri ne dukje veshtiresite qe jane hasur gjate punimeve ne kete sit nga fakti se terreni per nje kohe te gjate ishte ne perdorim te ushtrise ne periudhen para viteve 90. Sipas saj arritjet e punes 10-vjecare kulmojne me daljen ne drite teresisht te teatrit antik.

Ne simpoziumin kushtuar 10 vjeteve germime ne Finiq foli edhe akademiku italian Prof. Sandro de Maria zevendeskryetar i Akademise italiane te Shkencave dhe pedagog ne Universitetin e Bolonjes dega e arkeologjise.

Finiqi me emrin e lashte Foinikia njihej ne lashtesi si kryeqender e Kaoneve ndersa ne shekullin III-te u be kryeqyteti i gjithe shtetit te Epirit. Sipas studiuesve Foinikia ka qene qyteti me i fortifikuar i Epirit.
m.a/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›