E Diel, 1 Nëntor 2026

Brunilda Zllami: Ne letersine shqiptare rralle fitojne vlerat

Brunilda Zllami ka zgjedhur te zhvilloje krijimtarine letrare sipas stilit te vet, larg bujes dhe projektoreve qe shoqerojne botimet e shkrimtareve te tjere. Nga viti 1996 kur botoi romanin e saj te pare "Dashuri apo urrejtje", Zllami numeron sot 18 krijime letrare qe kane marre vleresime, por mbi te gjitha lexohen mjaft. Libra qe kane ndezur imagjinaten e mijera te rinjve, por dhe qe kane bere te mendohen shume prej tyre. Histori dashurie, tradhti, dhimbje, vuajtje dhe mundimi i njeriut ne kerkim te lumturise jane disa prej temave te trajtuara ne librat e saj. Por mbi te gjithe ne te ze vend njeriu shqiptar i sotem; dilemat, mosbesimi dhe tjetersimi i karakterit njerezor nen peshen e nje realitetit qe ushtron gjithmone presionin e kohes. Te gjitha keto jane pjeseza te nje bote krijuese qe sic thote vet autorja, "eshte ne fillimet e saj". Ne nje interviste dhene per agjencine e lajmeve noa.al, Brunilda Zllami rrefen per letersine, projektet ne te ardhmen dhe problemet me te cilat perballet sot krijimtaria letrare. Sipas saj, ne nje realitet si Shqiperia ka gjithmone perplasje mes antivlerave dhe vlerave, dhe keto te fundit rralle fitojne.

Te merresh me art duke ndjekur pasionet e tua dhe te mbijetosh duket se jane dy gjera qe nuk shkojne shume bashke ne Shqiperi. Kjo eshte edhe me e dukshme ne fushen e letrave dhe "tregun" e krijimtarise. Si e keni zgjidhur kete paradoks, sa e veshtire eshte te krijosh ne Shqiperi?

Te jetosh ne Shqiperi ka te mirat dhe te keqijat e saj. Per anen e krijimtarise eshte nje realitet qe nuk te le kurre ne balte. Ka paradokse nga me te cuditshmet, drame, kaos, komedi. Si njeri, profesionist dhe krijues eshte shume e veshtire. Vlerat dhe antivlerat perplasen me njera-tjetren dhe rralle fitojne vlerat. Jemi mesuar te shikojme te lavderohen dhe mitizohen disa njerez "te pavdekshem" dhe te ulen disa te tjere qe "u zene rrugen". Megjithate fatkeqesisht adaptohesh dhe vazhdon rrugen.

Profesioni qe beni ju ndihmon ne punen si krijuese?

Une jam mjeke dhe mendoj se lidhja e profesionit tim me letersine eshte kontroverse. Me ndihmon dhe me pengon njekohesisht. Mjekesia eshte nje dege qe te thith kohen, energjite, te ngarkon emocionalisht dhe te tjeterson shpirterisht. Mendoj se ne krijimtari, ajo qe ndikon me shume eshte njeriu vete. Disa prej nesh kane lindur per te krijuar, per te marre informacion nga bota dhe per t'i dhene finesen artistike. Realisht tek nje shkrimtar lidhja me njerezit dhe realitetin e vendit te tij eshte jetesore per krijimtarine.

Numerohen rreth 20 libra ne krijimtarine tuaj. A mendon se e keni arritur suksesin? Kur mendoni se nje krijues duhet te thote mjaft, nese mendoni se ka nje limit per krijimtarine?

Saktesisht jane tetembedhjete romane. Suksesi eshte dicka qe secili e mendon sipas largpamesise dhe synimeve te tij. Mendoj se kam arritur dicka qe mund te quhet edhe sukses, por jo gjithcka qe dua. Sa per idene se kur duhet te ndaloje dikush se shkruari, mendoj se e ndien vete, kur nuk ka asnje emocion, asnje ndjesi qe do te ndaje me te tjeret. Une jam ne fillimet e nje krijimtarie, qe per dashurine qe ndiej ndaj letersise besoj te jete e gjate dhe e begate.

Bota e letrave ne vend eshte e mbytur nga botimet e shumta ne numer. Vertete ka kaq shume uri lexuesi shqiptar, apo eshte mungesa e kritikes dhe seleksionimit ajo qe ka crregulluar disi botimet?

Jane te dyja. Koha ben seleksionimet e saj. Une mendoj se pas censurave te shumta te kohes qe kaluam, duhet te lejojme qe te kete shprehje te mendimit letrar. Cdo veper sado e dobet eshte pjese e frymezimit dhe e endrres se dikujt.

Ke do vleresonit si shkrimtarin me te mire shqiptar te viteve te fundit?

Nuk dua te jap mendim per kete, sepse ka disa shkrimtare qe jane munduar qe ne keto vite te mbushin boshllekun shpirteror, kulturor. Na kane ndihmuar te bejme katharsis te nje kohe te erret dhe te na japin nje dritare kur mund te shohim te ardhmen.

Nga krijimtaria e Brunilda Zllamit

Dashuri apo urrejtje (1996)

Fantazma te shpirtrave te etur (1996)

Endrra e paperfunduar e nje gruaje (1997)

Puthja e henes (1998)

Hijet (1999)

Labirintet e Medeas (1999)

Dinozauret e ndergjegjes (2001)

Cmimi i perjetesise (2002)

Dua (2003)

Matilda (2003)

Jetoj ne harresen tende (2004)

Nje tjeter (2004)

Dikur ishim bashke (2005)

Rruga e trendafilave (2007)

Lindur femer (2007)

Lakmia (2009)

Ne shpirtin tim ben ftohte (2010)

Ti je e nesermja (2012)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›