Basha: Plani rregullues do te konsultohet gjeresisht me publikun Luljeta Ndoka
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, tha dje se te premten ne Akademine e Arteve te Tiranes do te publikohet varianti i pare i draftit te Planit rregullues te Tiranes. Ai u shpreh se nje ekspozite ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit, ku jane ekspozuar dhjetera punime te partnereve tane me te devotshem, botes akademike te Tiranes, ne vecanti profesionit te lidhur me kete proces, arkitektures dhe inxhinierise se ndertimit, punime te cilat kane sherbyer dhe kane ndihmuar shume procesin e hartimit te Planit Rregullues te Tiranes. "Shume prej pikepyetjeve qe ky plan ka pasur do te marrin pergjigje sot dhe keto tre dite, permes ketij konkursi; Ku do te jete pjesa e Unazes Veriore te Tiranes, ne te dy anet e lumit sic eshte parashikuar fillimisht, ne anen veriore, ne anen jugore dhe sa larg brigjeve, cili do te jete roli i arteries qe sot mbart hekurudhen shqiptare dhe qe neser do te spostohet ne drejtim te Stacionit te ri te Trenit, si do te lidhen ekstremitetet lindore dhe perendimore te kesaj Unaze me pjeset e tjera te Unazes se Madhe te Tiranes, cfare impakti do te kete kjo per lagjet midis Bregut te Lumit dhe qendres se Tiranes? Keto pyetje pritet qe te marrin pergjigje gjate publikimit te draftit. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, edhe drafti ri i planit rregullues do t'i nenshtrohet procesit te konsultimeve me grupet e interesit, per te arritur me pas ne nje draft final.
Cfare propozojne studiot "DAR" dhe "Grimshae"
Dy studiot arkitekturore finaliste, "DAR" dhe "Grimshae", pretendente per te fituar te drejten e projektimit te zgjatimit te bulevardit dhe rehabilitimin e Lumit te Tiranes jane perballur dje me pyetje nga ana e kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, dhe eksperte te tjere. Kjo ka ndodhur dje ne kuader te fazes se dyte te konkursit, fituesi i te cilit do te shpallen neser. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, e ka konsideruar kete jave si mjaft te rendesishme, per zhvillimin e qendrueshem dhe afatgjate te kryeqytetit shqiptar, jave e cila nis me perzgjedhjen e fituesit te bulevardit dhe perfundon me draft-planin e pergjithshem rregullues te Tiranes. "Projekti i Bulevardit te ri dhe lumit te Tiranes eshte pa dyshim projekti me madhor qe qyteti po harton per veten e tij ne keto 80 vitet e fundit dhe per nga problemet, me te cilat kerkon te ndeshet, sfidat qe kerkon te kaperceje dhe vizionin qe do te lere, eshte pa dyshim edhe projekti me i rendesishem, te pakten per 50 vitet e ardhshme. Ndaj para ngutjes, ne zgjodhem durimin, zgjodhem informimin e te gjithe paleve te interesuara, zgjodhem t'i leme kohe me te mires, qe te dale ne pah", - u shpreh Kryebashkiaku Basha. Ai ka bere gjithashtu te ditur se paralelisht me konsultimet, degjimit te sugjerimeve te eksperteve me te mire dhe te qytetareve, per te arritur ne perzgjedhjen e projektit me te mire per bulevardin dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes, eshte ecur me pergatitjet ne terren, per te nisur pa humbur kohe me punimet, kur te finalizohet projekti i detajuar. "Nuk kemi ndenjur "duarkryq" as sa i perket planifikimit. Keto dy muaj kane sherbyer per te forcuar lidhjet tona me partneret, vecanerisht me partneret tane financiare, per te qartesuar ceshtje te pronesise dhe legjislacionit", - tha Basha. Ne diten e dyte te ketij konkursi, te dy studiot do t'u pergjigjen pyetjeve qe do te vijne nga anetaret e grupit teknik dhe strategjik te Planit Urbanistik, si dhe pyetjeve te bera nga qytetaret, nderkohe qe neser pritet te shpallet dhe fituesi i ketij konkursi. Ndersa gjate dites se sotme pritet qe te marre pjese Kryeministri i Shqiperise. Studioja "DAR" ka menduar per t'i shtuar gjelberimin zones, ndersa bulevardi do te kete dy parqe liqenore. "Ne lidhje me transportin dhe me infrastrukturen, do te jene te gjitha mundesite me te mira qe qytetit do te kete neser, te cilat do te lidhen domosdosmerisht me lumin e Tiranes. Natyrisht, ne kete zone ne kemi parashikuar kampus universitar, nje galeri ekspozimi dhe ne kete pjese te qytetit inkurajohet perdorimi i mjeteve alternative te transportit. Ne e shohim kete bulevard jo vetem si nje zone te gjelber qe lidhet me liqenet, por edhe si nje zone aktive jetese duke i pasur te gjitha sherbimet e nje qyteti modern", - tha perfaqesuesit gjate prezantimit. Ndersa sa i perket studios Grimshae, thekson se parashikon ndertimin e pallatit te drejtesise dhe sa me shume gjelberim dhe ndertesa funksionale.