Drews: Ndryshimi i kufijve, kërcënim për paqen në rajon
PEJE - “Ndryshimi i kufijve të Kosovës rrezikon ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon.”
Kështu ka deklaruar dje në Pejë komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ku ka vlerësuar punën e forcave paqeruajtëse në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it i ka porositur kosovarët që të mendojnë dhe të punojnë për integrimet euroatlantike dhe evropiane, si rruga më e mirë e suksesit dhe e së ardhmes së vendit, transmeton koha.net.
Gjeneral Drews është shprehur i bindur se Kosova është duke ecur përpara dhe në këtë drejtim duhet të shikojmë vetëm nga e ardhmja dhe jo e kaluara. Ndërsa i pyetur nga gazetarët për sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicës, Drews tha se KFOR-i ofron siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe pjesën veriore.
“KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës mandatin e tyre e kanë të krijojnë siguri në gjithë vendin, por respektimi i ligjit lidhet edhe me EULEX-in”, deklaroi Drews.
(er.nu/BalkanWeb)