"Truvada", pilula qe parandalon AIDS-in
Medikamenti me emrin Truvada, i cili, sipas e Administrates per Ushqim dhe Barna ne SHBA, parandalon infektimin me HIV. Ky vendim erdhi pasi provat klinike treguan se ky medikament mund te ule rrezikun e infektimit me HIV-it te meshkujt homoseksuale nga 44 ne 73 per qind, tek te cilet eshte testuar qe prej vitit 2004, per te trajtuar kryesisht njerezit e infektuar. Pilula eshte per konsumim te perditshem dhe duhet te merret nga personat e shendetshem qe jane ne rrezik te larte te infektimit me HIV-it, duke perfshire ciftet me nje partner HIV-pozitiv. Edhe mjeket shqiptare e kane rekomanduar perdorimin e ketij medikamenti, sidomos tek ciftet jo te qendrueshem. "Behet fjale per nje pilule, e cila ka indikacionet e saj ne gjak per mbrojtje. Ky preparat eshte per personat te paprekur, por te ekspozuar ndaj rrezikut. Behet fjale per ciftet diskondante, ku nje nga partneret eshte i infektuar dhe tjetri normal, duke bashkejetuar e duke perdorur kondome per te mos infektuar tjetrin. Me kete lloj preparati, ne ulim riskun e personave qe mund te infektohen. Ky eshte nje bar shume i mire edhe per hepatitet, sidomos ate B", - ka pohuar mjeku Arjan Harxhi. Sipas tij, ky eshte nje lajm i mire, por jo shpetimi perfundimtar kunder ketij infeksioni te rende. Nderkohe, skeptiket shqetesohen se prodhimi i medikamentit per parandalimin e HIV-it mund te nxise sjellje te rrezikshme seksuale ose te krijojne variacione te droges rezistente ndaj virusit. Vendimi perfundimtar mbi barin pritet nga mesi i qershorit dhe, nese kjo ndodh, ky do te jete nje miratim historik ne luften kunder virusit HIV. Ky medikament aktualisht kushton 900 dollare per nje kure njemujore. Per sa i perket te prekurve ne vendin tone, Harxhi pohon se duhet te kete vullnet nga qytetaret per te kryer analiza dhe per te zbuluar virusin me heret. "Jemi nje vend me prevalence te ulet, por ka nje trend ne rritje me 50 deri ne 70 raste, te cilet i kapim ne stadin e katert te semundjes. Kjo na ben te themi qe infeksioni vlon ne popullate edhe me me shume raste", - ka theksuar Harxhi. Sipas tij, kryerja e analizave, pas nja akti seksual jo te sigurt, eshte keshilla kryesore qe duhet ndjekur.