Milo e Gjinushi, kunder ODIHR per numerimin elektronik
Rozeta Rapushi
Komentet e ODIHR per te mos perdorur ne zgjedhjet e ardhshme numerimin elektronik apo verifikimin elektronik te kartave te identitetit, nuk jane pritur aspak mire nga partite politike. Dy aleatet e Partise Socialiste, kreu i PDS-se, Paskal Milo, dhe ai i PSD-se, Skender Gjinushi, kritikuan ashper dje qendrimin e eksperteve te ODIHR. Sipas tyre, ky eshte nje cenim i procesit te ardhshem zgjedhor. "Ne na vjen keq dhe denoncojme faktin qe perfaqesues te ODIHR po kryejne po te njejtin rol si misioni i OSBE-se ne Tirane, i cili u tall me shqiptaret para zgjedhjeve lokale duke thene se nuk ka kohe per reforme, reforma do te behet pas zgjedhjeve. Tani shohim qe del ODIHR dhe deklaron se nuk ka kohe pas 7 muajsh pune, gjoja intensive. Dhe nje vit para zgjedhjeve priten", - u shpreh kreu socialdemokrat, Gjinushi. Sipas tij, kjo eshte absolutisht e papranueshme dhe mbi te gjitha, Gjinushi akuzoi se eshte politike. "Eshte blerje opinioni dhe qendrimi. Nuk eshte qendrim profesional", - tha Gjinushi. Ne te njejten linje edhe Milo akuzoi ekspertet e ODIHR se po rrezikojne zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. "Na kane dale ne plan te dites deklaratat e ODIHR, te cilat jane te rrezikshme per teresine e procesit zgjedhor qe mund te zhvillohet ne Shqiperi dhe qe minojne, nese do te ecet me frymen e eksperteve te ODIHR, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, drejtesine e tyre dhe garancine e tyre per te qene te lira dhe te ndershme", - theksoi kryetari i PDS-se, Paskal Milo. Sipas tyre, zhvillimi i procesit elektronik te numerimit te votave, per t'u aplikuar per te paren here ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem, eshte nje garanci me shume per te gjitha forcat politike. Nga ana tjeter, pritet te shmange edhe debatet apo kontestimet ne zgjedhje qe gjithnje pothuajse nuk kane munguar. "Si mundet ODHIR, qe eshte nje institucion europian te mund te shkoje kunder kerkesave dhe standardeve qe vete Bashkimi Europian i kerkon Shqiperise te plotesoje", - vijoi Milo. Per dy kreret e partive te vogla te kampit opozitar, te hiqet dore nga numerimi elektronik dhe rikompozimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, eshte si te heqesh dore nga zgjedhje te lira dhe te ndershme, qe vete OSBE-ODHIR dhe komuniteti nderkombetar kane kerkuar. Nga ana tjeter, se bashku, si Milo edhe Gjinushi, i bene serish apel forcave te medha politike qe te mos humbin kohe, por te marrin ne shqyrtim propozimet e partive te vogla per reformen zgjedhore. Te vegjlit kembengulin ne korrigjimin e formules se ndarjes se mandateve te deputeteve, per te mundesuar, sipas tyre, barazine e votes.