E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruno Konti: Hoze Murinjo ka mësuar Balotelin të bëjë hile

Pas penalltisë së dyshimtë
në favor të Interit, që rezultoi
vendimtare në barazimin
3-3 me Romën, skuadra
verdhekuqe ka fi lluar polemikat.
Në qendër të vëmendjes është
gjyqtari Nikola Ricoli, që drejtoi
dorën nga pika e bardhë, pas
një faulli inekzistent ndaj Mario
Balotelit, në momentin kur miqtë
ishin në avantazh 3-1. Vendimi
u kontestua fuqishëm nga mesfushori
Daniele de Rosi (që mban
shiritin e kapitenit në mungesë të
Françesko Totit) dhe nga trajneri
Luçiano Spaleti, të cilët fl isnin për
"favorizime të pafundme të Interit
nga gjyqtarët në sezonet e fundit".
Gjithsesi, drejtori teknik i Romës,
Bruno Konti, nuk ka preferuar të
përqendrohet shumë tek arbitri,
duke sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë
trajnerin zikaltër, Hoze
Murinjo. Fituesi i Botërorit 1982
me kombëtaren italiane tha pak
fjalë: "Duhet t‘i bëni komplimente
Murinjos për mënyrën sesi ka
edukuar Balotelin. Shihet qartë
që në edukatën e këtij lojtari përfshihet
edhe simulimi. Penalltia e
rregullt? Këtë nuk duhet ta thoni
as me shaka. Nëse dikush mendon
se kishte kontakt në zonë, gabohet
rëndë. Nuk kam asgjë tjetër
për të shtuar". Akuzat nuk kanë
munguar as nga Paolo Berteli,
përgatitësi atletik i skuadrës ro-
mane: "Shihni me kujdes se çfarë
ka ndodhur në katër ndeshjet e
fundit që kemi luajtur në fushën e
Interit. Vetëm pak javë më parë u
eliminuam nga Kupa e Italisë prej
një goli në pozicion të dukshëm
jashtë loje; gjatë kampionatit të
kaluar Burdison nuk e nxorën nga
fusha me karton të kuq, ndërkohë
që gjyqtari largoi nga fusha Mekses.
Dy vjet më parë, një penallti
inekzistente si kjo e Balotelit u
dha në favor të Adrianos, por në
atë periudhë nuk u bë shumë
zhurmë, pasi Roma fi toi".
Kontestimet e Romës erdhën
edhe pas urdhrit që Françesko
Toti i tha zv/kapitenit të skuadrës,
De Rosi. Numri 10 e ndoqi sfi dën
nga tribuna dhe i kërkoi shokut që
të krijonte polemika për episodin
në favor të Interit. "Bëj rrëmujë
për penalltinë, ishin fjalët e tij.
Nuk mund ta mohojnë se na penalizuan,
pasi dukej qartë që nuk
ekzistonte. Gjithmonë kështu
na e kanë bërë". Menjëherë pas
"këshillave", mesfushori doli përpara
medias dhe akuzoi: "Shpresoj
që Ricoli të jetë një gjyqtar i pafat
dhe nuk i merr me dashje këto vendime,
tha ai. Kam dyshime të forta
se do të më lejojnë të fi toj titullin
me fanellën e Romës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›