E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucioni Milan, 5 emra për të bërë „ristart‰

Eardhmja e Milanit do të varet
shumë nga kualifi kimi në Ligën e
Kampioneve, në mungesë të të cilit
edhe manovrat më të vogla të merkatos
do të bëheshin më të komplikuara. Por,
edhe nëse ruajnë zonën Champions
është e dukshme që kuqezinjtë do t‘i
nënshtrohen rinovimit, duke nisur
nga mbrojtja, domosdoshmërish për
t‘u rinuar, deri te sulmuesi me peshë.
Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar dje
një mbledhje urgjente për të analizuar
situatën, e cila duket se po shkon drejt
një krize të thellë. Milani e ka konfi rmuar
disa herë trajnerin, me kusht që të arrijë
të paktën vendin e tretë. Prandaj do i
përkasë atij të menaxhojë kuqezinjtë në
të ardhme. Por, megjithatë, qëndrimi i tij
nuk është i qartë. Sipas shtypit, Milani
tashmë ka filluar kontaktet me Frenk
Rajkard. Gjithsesi, ish-trajneri i Barcelonës
duhet të fi tojë konkurrencën me Van
Basten dhe Donadonin. Problemi më
urgjent për t‘u zgjidhur është mbrojtja,
ku duhen lojtarë të rinj. Maldini do të lërë
futbollin në fund të vitit dhe Tiago Silva
do të jetë titullar i padiskutueshëm. Nesta
nuk e ka vendin e sigurt, sepse rreth
tij asgjë nuk po shkon mirë për shkak të
dëmtimeve. Daniel Ager mund të jetë
një alternativë e vlefshme. Një tjetër
lojtar i Premier League pëlqehet nga
Ançeloti, Gejl Klishi. Zambrota, Jankulovski,
Bonera e Antonini, duket se nuk
do të goditen nga vala, ndërsa Senderos
e Favali nuk bindin. Në dyshim është
edhe Kaladze. Në portë do të konfi rmohet
Abiati dhe pritet të largohet Dida.
Dy emra dhe pak "sakrifi cë" do të ketë
edhe për mesfushën. Të palëvizshëm
janë Pirlo, Gatuzo, Flamini dhe Bekam
(nëse do të qëndrojë). Emerson nuk do
të konfirmohet. Ambrozini nuk po e
rinovon dot kontratën. Për Sedorf nuk
është se ka ndonjë ankesë, por ndoshta
Milani i ri mund të mos t‘i pëlqejë, sepse
do të mbështet te lojtarë më të rinj. Ka
shumë mundësi që të rikthehet Gorkuf
nga Bordo. Një tjetër alternativë është
edhe Rikardo Montolivo i Fiorentinës,
por që konsiderohet i pashitshëm. Mungon
edhe një regjisor, ku emri i vetëm
është Palombo. Në fund sulmi ku nuk
ka lojtarë të lirë. Pato e Kaka nuk preken,
Shevçenko do të ikë sërish. Ronaldinjo
është në dyshim (në rast të një oferte të
pranueshme, ndoshta nga Siti, është e
vështirë që Milani të thotë jo) dhe Borielos
do t‘i jepet një shans tjetër. Mbetet
jashtë Inzagi, për të cilin është e vështirë
të kuptosh se çfarë mund të ndodhë.
Ndërkohë që qarkullojnë edhe emrat
e rinj: Eto‘o (Barça do Benzemanë),
Adebajor e Drogba. Vlera: 30 milionë
euro. Është shumë, por nuk është se
ka të tjerë më të lirë në merkato. Po ta
shikosh mirë, sulmi është problemi më
i madh i Milanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›