Riberi mund të zëvendësojë K. Ronaldon te Mançesteri
Edhe pse duhet ende shumë për të
arritur deri në hapjen e merkatos
së verës, skuadrat po mendojnë për
lojtarët e preferuar. Një ndër më të
përfolurit e momentit është francezi i
Bajernit të Mynihut, Frank Riberi. Për
të interesohen Juventus, Barcelona
dhe Mançester Junajted. Ai që konfi rmoi
tentativat e anglezëve ishte vetë
menaxheri i lojtarit, Alain Migliaçio.
Trajneri i "Djajve të Kuq", Sër Aleks
Ferguson, ka individualizuar te lojtari
i Bajernit një zëvendës të mundshëm
të Kristiano Ronaldos, në rast se portugezi
do të ikë te Real Madridi. "Nëse
Mançesteri do të shesë Kristiano
Ronaldon, ka shpjeguar Migliaçio për
‘Bild‘, dëshiron ta zëvendësojë atë me
Riberi". Ditët e fundit u fol për një
kalim thuajse të sigurt të Riberisë te
Barcelona. Por, sipas së përditshmes
së njohur gjermane, Barcelona kishte
ofruar shumën e 30 milionë eurove
plus kartonin e mesfushorit bjellorus
të katalanasve, Hleb, për të marrë
talentin francez të Bajernit të Mynihut.
Por për përgënjeshtrimin e këtij
lajmi ka menduar presidenti blaugran
Johan Laporta: "Nuk është absolutisht
e vërtetë se kemi blerë Riberinë nga
Bajerni i Mynihut. Asnjë nga drejtuesit
e klubit tonë nuk ka folur kurrë me
lojtarin, apo me menaxherin e tij. Në
ditën në të cilën do të vendosim të
nisim një tratativë, për korrektësi do të
fl asim direkt me Bajernin e Mynihut".
Megjithatë, Laporta nuk ka mohuar
në asnjë moment një interesim të
mundshëm të klubit të tij për futbollistin
francez. Për Riberinë, që ka një
kontratë deri më 2011-ën me bavarezët,
interesohet edhe Reali i Madridit
dhe Juventusi, prej kohësh në kërkim
të zëvendësit të Nedved. Gjithsesi,
deri në momentet që po fl asim, ende
nuk ka asnjë gjë zyrtare, si nga klubi
bardhezi, ashtu edhe nga ai gjerman,
në lidhje me ndonjë kontakt.
arritur deri në hapjen e merkatos
së verës, skuadrat po mendojnë për
lojtarët e preferuar. Një ndër më të
përfolurit e momentit është francezi i
Bajernit të Mynihut, Frank Riberi. Për
të interesohen Juventus, Barcelona
dhe Mançester Junajted. Ai që konfi rmoi
tentativat e anglezëve ishte vetë
menaxheri i lojtarit, Alain Migliaçio.
Trajneri i "Djajve të Kuq", Sër Aleks
Ferguson, ka individualizuar te lojtari
i Bajernit një zëvendës të mundshëm
të Kristiano Ronaldos, në rast se portugezi
do të ikë te Real Madridi. "Nëse
Mançesteri do të shesë Kristiano
Ronaldon, ka shpjeguar Migliaçio për
‘Bild‘, dëshiron ta zëvendësojë atë me
Riberi". Ditët e fundit u fol për një
kalim thuajse të sigurt të Riberisë te
Barcelona. Por, sipas së përditshmes
së njohur gjermane, Barcelona kishte
ofruar shumën e 30 milionë eurove
plus kartonin e mesfushorit bjellorus
të katalanasve, Hleb, për të marrë
talentin francez të Bajernit të Mynihut.
Por për përgënjeshtrimin e këtij
lajmi ka menduar presidenti blaugran
Johan Laporta: "Nuk është absolutisht
e vërtetë se kemi blerë Riberinë nga
Bajerni i Mynihut. Asnjë nga drejtuesit
e klubit tonë nuk ka folur kurrë me
lojtarin, apo me menaxherin e tij. Në
ditën në të cilën do të vendosim të
nisim një tratativë, për korrektësi do të
fl asim direkt me Bajernin e Mynihut".
Megjithatë, Laporta nuk ka mohuar
në asnjë moment një interesim të
mundshëm të klubit të tij për futbollistin
francez. Për Riberinë, që ka një
kontratë deri më 2011-ën me bavarezët,
interesohet edhe Reali i Madridit
dhe Juventusi, prej kohësh në kërkim
të zëvendësit të Nedved. Gjithsesi,
deri në momentet që po fl asim, ende
nuk ka asnjë gjë zyrtare, si nga klubi
bardhezi, ashtu edhe nga ai gjerman,
në lidhje me ndonjë kontakt.