E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, tentoi të shoqëronte 3 klandestinë, prangoset i riu

Vihet në pranga, pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht për Greqi tre shtetas. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së Përmetit, kanë bërë të ditur se në orët e vona të mbrëmjes së diel është ndaluar Aleksandër Zhaka, 22 vjeç nga Përmeti. Në orët e mesnatës së diel, Zhaka është arrestuar nga specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në vendin e quajtur Ura e Tretë në afërsi të kufirit grek në rrethin e Përmetit së bashku me tre shtetas të tjerë. Këta të fundit njëri prej të cilëve i afërmi i 22- vjeçarit Zhaka, u ishte premtuar se do të kalonin drejt Greqisë duke mos pasur asnjë lloj problem. Si shpërblim ata do ti jepnin atij nga 700 euro për secilin duke i çuar ata përtej në brendësi të territorit fqinj. Të gjithë këta shtetas janë shoqëruar dje për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime më të specializuara, ku nga ana e agjentëve të policisë pas një serie procedurash ligjore, u arrit në përfundim të veprimeve hetimore duke bërë të mundur dokumentimin e provave ligjore për shtetasin Aleksandër Zhaka. 22- vjeçari kishte marrë përsipër të ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale të tre shtetasit nga fshati i tij Bodrista mes të cilëve një femër që do ta çonte në Athinë tek i shoqi i saj vetëm për 2100 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit kundrejt përfitimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›