E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slutsky: “Inter, mos u tremb nga bari sintetik”

www.albania-sport.com - Mjaft duke folur për fushën me bar sintetik. Trajneri i CSKA-së së Moskës, Leonid Slutsky, këmbënguli se nuk e mbështet aspak idenë e përhapur e një Interi të penalizuar pasi nuk është ambientuar të luajë mbi barin artificial të stadiumit “Luzhniki” të kryeqytetit rus. Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në vigjilje të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, Slutsky tha: “Nuk besoj aspak se fusha me bar sintetik do të na favorizojë. Boll të shikosh ndeshjet që kombëtarja ruse ka luajtur në këtë fushë dhe të vëzhgosh pastaj se si sillen skuadrat ruse në stadiumet europiane. Nuk më duket se ka një diferencë të madhe”. Gjithsesi, trajneri i Interit ka me të vërtetë pak besim në deklaratat e homologut të tij rus.

AGRESIVË – CSKA duhet të përmbysë deficitin e një goli, pasi Interi fitoi 1-0 në ndeshjen e parë në “San Siro”. Slutsky nuk fshihet: “Më mirë të lëmë spektaklin nga njëra anë dhe të mendojmë se si të bëjmë rezultatin. Nëse kualifikohemi edhe pa luajtur një futboll të bukur jam i sigurt që të gjithë do të jenë të kënaqur. Është e natyrshme që duhet të shënojmë dhe për ta bërë këtë duhet të jemi agresivë përpara. Por, megjithatë pa harruar mbrojtjen. Nëse do të pësojmë gol shpejt të përmbysim rezultatin do të bëhet praktikisht e pamundur”. CSKA-ja do të jetë pa disa lojtarë kyç. “Është gjithmonë e rëndë kur humbet dy titullarë (të skualifikuar janë Aldonin dhe Krasiç), por kemi më shumë se njëmbëdhjetë elementë në skuadër. Duhet të ndërrojmë titullarët, por shpresoj me të vërtetë se cilësia e lojës sonë nuk do t’i ndjejë mungesat. Mos prisni megjithatë tu them se kush do t’i zëvendësojë ata”. Parataktikë ruse.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 05 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›