E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça-Arsenal, sfidë edhe me mungesat

www.albania-sport.com- Arsenali dëshiron të përsërisë momentet e rikthimit të madh të javës së kaluar kundër Barcelonë dhe ta nxjerrë atë jashtë Ligës së Kampioneve me një fitore në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, janë të detyruar të bëjnë ndryshime në formacionin startues për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve.

Barcelona do të jetë pa sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe dy qendërmbrojtësit Zherad Pike dhe Karles Pujol, ndërkohë që Arsenali ka një listë të gjatë mungesash, përfshirë kapitenin Sesk Fabregas dhe sulmuesin rus Andrei Arshavin.

Nisur edhe nga barazimi 2-2 në ndeshjen e parë, Arsenali ka nevojë për një fitore, pasi kampionët në fuqi të Europës kanë avantazhin e golave të shënuar në fushën kundërshtare.

“Ne kemi nevojë për të gjithë shpirtin që kemi”, - tha Venger. “Problemi më i madh që kemi është fakti se ne jemi shumë të shkurtër (me mungesa)”.

Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve respektive të së shtunës në kampionatet e vendeve te tyre, me një Barcelonë të fuqishme që shkatërroi Atletikon e Bilbaos 4-1, ndërkohë Arsenali fitoi me një gol në kohën shtesë të Niklas Bendnerit në fitoren 1-0 ndaj Uolverhemptonit në Angli.

Asnjë nga të dyja ekipet nuk ka aq shumë lojtarë të vlefshëm sa do të dëshironin.

Fabregas theu këmbën e tij gjatë barazimit me penallti në ndeshjen e parë, edhe pse ish-lojtari i të rinjve të Barcelonës nuk do të kishte luajtur në ndeshjen e kthimit për shkak të plotësimit të kartonëve. Arsenali do të jetë gjithashtu edhe pa Arshavin, Uiliam Gallasin dhe Robin Van Persin, i dëmtuar prej një kohe të gjatë.

Venger tha se Samir Nasri do të udheheqë repartin ofensiv, ndërkohë që Teo Uallkot mund të luajë nëj pjesë të madhe të pasi startoi në ndeshjen e fundit të “Topçinjve” me një gol.

“Teo ka një shans ta nisë si titullar ndeshjen, por ai edhe mund të futet sërish si zëvendësues dhe të bëjë diferencën”, - tha Veneger. “Nëse rezultati do të jetë 0-0 kur do të duhen edhe njëzet minuta nga përfundimi, ne do të kemi nevojë për lojtarë që mund të bëjnë diferencën”.

Uallkot duket se është kundërshtari më i frikshëm i Barcelonës. “Ai është më i shpejtë si i gjithi ekipi unë së bashku”, - tha Guardiola.

Ibrahimoviç, i cili shënoi të dy golat e kundër Arsenalit në ndeshjen e parë, pati një dëmtim në kaviljen e djathtë, ndërkohë që Pike dëmtoi këmbë, sidoqoftë ai ishte ndërkohë i pezulluar për këtë ndeshje përkrah Pujolit.

“Për çdo ekip të jetë pa dy mbrojtësit qendrorë, dy lojtarë që luajnë thuajse në çdo javë, ju e dinë se lojtarët e ndërtojnë ekipin rreth tyre dhe nuk është mirë për ata (Barcelonën), por është mirë për ne”, - tha sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bendtner.

Rafael Markez dhe Gabriel Milito, të cilët nuk e kanë filluar ndeshjen si titullar thuajse në dy vitet e fundit në Ligën e Kampioneve, janë më të mundshmit që do të vendosen në qendër, por edhe Jaja Ture, mund të luajë edhe pse ai u dëmtua në ndeshjen kundër Atletikos. Ture luajti si qendërmbrojtës në finalet e fituara të Barcelonës në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit gjatë vitit të kaluar.

Sezoni i Barcelonës do të vendoset këtë javë. Do të luajë të shtunën kundër Realit të Madridit, një ndeshje që do të vendosë edhe fituesin e kampionatit spanjoll, me të dy skuadrat që janë në krye me një numër të barabartë pikësh.

“Unë mund të shkoj deri në fund të botës me këtë ekip”, - tha Guardiola që do të jetë edhe pa mesfushorin Andres Iniesta.

Barecelona ka Lionel Mesin që u rikthye te goli për herë të parë pas katër ndeshjes pa gola, kur shënoi ndaj Atletikos golin e tij të 26-të në kampionat dhe të 35-in në të gjitha kompeticionet. Guardiola mund të hedhë në vijën e përparme Bojan Kërkiçin në vend të Ibrahimoviçit dhe jo Tieri Henrinë. Henri u kritikua për formën e tij, ndërkohë që Kërkiç shënoi dy gola kundër Atletikos.

Mesi dhe Kërkiç mund ta shpërthejnë vijën e pasme të Arsenalit, me 35-vjeçarin Sol Kembell nga minutat e parë, pasi zëvendësuesi i Gallasit, Aleks Song u dëmtua të hënën.

Detyra e Arsenalit është e madhe, pasi Barcelola ka shënuar 13 kundrejt dy golave të kundërshtarëve në “Cam Nou” në katër ndeshje me eliminim direkt nën drejtimin e Guardiolës, dhe ekipet e tjera janë ndjerë nën një presion të madh.

“Ne jemi duke mbërritur në fund të sezonit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Është një finale autentike”, - tha Guardiola. “Ne duhet të shkojmë në “Santiago Bernabeu” si gjysmëfinalistë të Ligës së Kampioneve”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 05 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›