E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve pa mbrojtje, numrat e krizës

www.albania-sport.com - Juventusi është pa mbrojtje. Pasi ka humbur 12 ndeshje në kampionat dhe 16 në total në të gjithë sezonin, është jashtë Europës dhe ndodhet në vendin e shtatë për momentin në Serinë A. Problemet e bardhezinjve – fillimisht me Ferrarën dhe tani me Zakeronin – nisin pikërisht nga mbrojtja. Në Serinë A, Juventusi ka pësuar gol në 19 ndeshjet e fundit dhe në Europë ka pësuar më shumë se një gol për ndeshje. Të katër mbrojtësit e Juves formojnë edhe atë të Kombëtares italiane. Një alarm i vërtetë për Lipin.


NUMRAT – Janë të frikshëm. Thuajse irealë. Në kampionat “Zonja e Vjetër” ka pësuar 47 gola në 32 ndeshje. Mesatarja 1.47 gola për ndeshje. Mbrojtja e gjashtë më e keqe e kampionatit. Si shembull, Livorno, e fundit në klasifikim ka arkëtuar një gol më shumë se Juventusi, 48. Edhe në Europë gjërat nuk kanë shkuar më mirë. Në Ligën e Kampioneve vija mbrojtëse e Bufonit ka pësuar 7 gola në 6 ndeshje. Në Ligën e Europës ka pësuar 6 gola në 4 takime. Në Kupën e Italisë, 2 gola në po aq ndeshje. Nga ana tjetër edhe golat e shënuar janë ndalur në shifrën 48 pas 32 ndeshje në kampionat, një më shumë se sa ka pësuar. Për më tepër: Juventusi ka pësuar gol në 19 ndeshjet e fundit. Hera e fundit që e ka mbajtur portën të paprekur ka qenë ajo në ndeshjen kundër Udinezes të fituar 3-0.

KOMBËTARJA — Duke konsideruar faktin se katër lojtarë të repartit mbrojtës të Juventusit: Bufon-Kanavaro-Kielini-Groso, me Legrotaljen si alternativë e parë si në mbrojtjen bardhezi ashtu dhe në atë “azure”, në letër janë titullarët e Kombëtares kampione të botës. Nisur edhe nga fakti se pas një muaji do të behen gati për Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut, është e qartë se sinjali për trajnerin e Kombëtares është i qartë. E thonë numrat.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 05 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›