Dëmtohet Sneijder, rrezikon CSKA-në

www.albania-sport.com - Uelsi Snejder për momentin është i dëmtuar, por Murinjo beson se ai do të jetë në fushë: “Nuk e di si është bërë, por jam i sigurt. Nesër do të luajë”.
SNEIJDER — Fantazisti holandez u dëmtua gjatë një minindeshje brenda skuadrës në “Luzhniki” të Moskës pas një kontakti të ashptër me ganezin Muntari, pikërisht në kaviljen e djathtë të Sneiderit, të cilën ia goditën rusët në ndeshjen e parë. Mesfushori la stërvitjen duke u kthyer në dhomat e zhveshjes me vetëm një këpucë, por duke ecur normalisht me këmbën tjetër. Kjo e fundit të bën të mëndosh se dhe dëmtimi nuk ka qenë i rëndë, por gjithsesi prania e tij kundër CSKA-së është në dyshim, edhe pse Murinjo thotë është i bindur për të kundërtën.
FORMACIONI – Nisur edhe nga avantazhi i një goli, Interi do të hedhë më shumë mundësi një mesfushë në formë rombi: nëse Sneijder nuk do t’ia dalë, atëherë do të jetë Stankoviç pas sulmuesve, me Zanetin, Kambiason dhe Tiago Motën prapa tij. Në këtë pikë, tercino i majtë do të jetë Kivu. Alternativa kundër CSKA-së së Moskës pritet të jetë një skemë 4-2-3-1, me Pandevin së bashku edhe me Eto’o-në e Militon. Nëse Sneider do të jetë, ashtu siç mendon edhe Murinjo, Zaneti do të jetë në të majtë, Stankoviç-Kambiaso-Mota do të formojnë pjesën qendrore, Eto dhe Milito do të jenë përpara.
PANDEV – Luan apo jo, Pandev është duke përjetuar një gjysmëpërralle. Gjashtë muaj më parë ishte jashtë grupit të Lacios, tani situata ka ndryshuar. “Sigurisht që nuk e prisja të isha në Moskë. Por kur zgjodha Interin e dija që do të më jepte kënaqësi. Gjendja ime? Të luash çdo tre ditë pas gjashtë muajsh pa luajtur nuk është e lehtë, por tani jam më mirë”. Një gol i tij mund të mbyllë diskutimin në Moskë. “Duhet të kërkojmë të bëjmë golat që na munguan ndeshjen e parë, kur duhet të kishim shënuar akoma më shumë”. Fusha me bar sintetik. Pandevit nuk i pëlqen. “Sigurisht është ndryshe nga fushat e tjera, për mua ishte hera e parë dhe ishte e vështirë. Është shumë ndryshe në kërcimin dhe shpejtësinë e topit”. Maikon mendon ndryshe: “Fusha? Shumë e mirë, më pëlqen”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 05 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili