Brus Uillis, aktori urren Facebook-un
Aktori Brus Uillis thotë se është i tmerruar nga format moderne të komunikimit, siç janë ato përmes internetit. Ylli i filmit “Die Hard”, i cili vitin e kaluar luajti në filmin shkencor “Surrogates”, që fliste për teknologjinë që po pushton botën, mendon se çdokush është bërë aq shumë i varur nga faqet sociale si një formë e re e komunikimit. “Ajo që më shqetëson është rreziku që qëndron në faktin se njerëzit dëshirojnë t’i komunikojnë informacionet gjithnjë e më shpejt. Unë nuk jam një fans i madh i rrjeteve sociale të formës elektronike”, ka thënë Uillis. Mos ndoshta aktori do të nënkuptojë tërheqjen e ish-bashkëshortes së tij Demi Mur, e cila së bashku me partnerin e saj janë anëtarë të rregullt të faqeve në internet dhe thashethemeve që ndodhin aty.
21 Janar 2010