E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyri në banesë për të vjedhur, përleshet me të zotët e shtëpisë

DURRËS - Hynë në një banesë për të vjedhur dhe përleshet me të zotët e shtëpisë. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Arapaj të rrethit të Durrësit kur 18-vjeçari B.M, ka hyrë në banesën e shtetasit D.M, për të vjedhur. Por sapo është futur në ambientet e brendshme të banesë, i riu është diktuar nga të zotët e shtëpisë të cilët kanë bërë rezistencë për të mbrojtur shtëpinë. Adoleshenti iu është kundërpërgjigjur me dhunë në vend që të largohej me shpejtësi, pasi ka tentuar të vazhdojë planin e tij për të vjedhur sende me vlerë dhe para. Por pas përleshjes me të zotët e shtëpisë, 18-vjeçari nuk ia ka dalë dot të vjedhë dhe është larguar me shpejtësi që të paktën t’u shpëtonte prangave të policisë. Forcat e policisë të sinjalizuara për ngjarje mbërritën menjëherë në banesën e dëmtuar me qëllim këqyrjen e provave. Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Ndaj autorit u mor masa e arrestit për veprën penale të “vjedhjes me dhune e mbetur në tentativë”.

Arrestohet i dënuari, nuk kishte lekë për të paguar gjobën

DURRËS - Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e djeshme Agron Ndrekën, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arrestimi. Sipas uniformave blu, Ndreka është dënuar me 266.660 lekë gjobë nga ana e gjykatës për veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve” por ky i pandehur nuk e kishte paguar gjobën e caktuar nga ana e Gjykatës. E ndodhur përpara kësaj situate, Gjykata e Durrësit vendosi ta konvertoi dënimin me 53 ditë burg. Ky vendim është marr rreth 2 javë më parë, por vetëm ditën e djeshme është bërë i mundur arrestimi i të kërkuarit dhe dërgimi i tij në qelitë e burgut, ku do të vuaj 53 ditët e caktuara nga gjykata.

21 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›