Kajli Minog: “Më joshin më tepër femrat”
Ikona e homoseksualëve, Kajli Minog është një adhuruese e femrave, pasi këngëtarja ka zbuluar se ajo shpesh herë është joshur nga gjinia e njëjtë. Krijuesja e hitit “Spinning Around” ka një publik të gjerë të komunitetit homoseksual dhe thotë se ajo ka shumë gjëra të përbashkëta me ta. “Kam qenë e joshur nga disa femra. Jam një ekspozuese seksuale dhe një pjesë e imja është flirt natyral”, ka thënë këngëtarja. Por i dashuri i saj Andres Velencoso nuk ka nevojë të shqetësohet për fantazinë femërore të së dashurës të tij, pasi bukuroshja australiane thotë se kurrë nuk ka pasur lidhje me një femër. “Edhe pse kam qenë e joshur nga femrat, kurrë nuk kam bërë asgjë me to”, ka thënë Minog.
21 Janar 2010