Brusa: BE, asistencë Shqipërisë për reformat në drejtësi

Zv kreu i delegacioit të KE-së në Shqipëri Brusa është shprehur se Bashkimi Europian do të japë asistencë ligjore për reformat në drejtësi. Sipas Brusës reformat në drejtësi janë një zonë kryesore të interesit. Brusa sot inaguroi Qendrën e Publikimeve Zyrtare në Tiranë ku u shpreh se qeveria duhet të fusë në buxhet edhe financimin e kësaj qendre. Qendra e Publikimeve Zyrtare është ngritur në kuadër të programit CARDS të Bashkimit Europian.
.