Bushati: Disa lojtare, garanci per ne kombetare
Kombetarja shqiptare, dy ose tre vite me vone, pritet te jete me e forte. Si garanci jane disa lojtare kuqezi, nen moshen 21 vjec, qe i perkasin kualiteteve te vecanta. Sipas trajnerit por edhe specialisteve te ndryshem, pjesa me e madhe e lojtareve jane talente te padiskutueshem dhe do te jene nje dite, edhe pjese e kuqezinjve, madje shihen si nje shans per sukses edhe me te madh te kuqezinjve. Sipas trajnerit te ekipit U-21, Artan Bushati, aktualisht jane gjashte lojtare titullare qe me pare kane qene pjese e shpresave. "Synimi yne eshte qe t'i sherbejme ekipit kombetar me lojtare, sa me te pergatitur dhe aktualisht jane gjashte te tille", - tha Bushati. Shpresat do te luajne me 28 mars, ne Elbasan, ndaj Skocise. Ai e sheh me optimizem ndeshjen e radhes dhe te ardhmen. "Jemi ne prag te ndeshjes me Skocine. Ekipi U-21 synon qe te shenoje nje sukses, ndaj Skocise dhe ne fund te eliminatoreve", - perfundoi trajneri i shpresave te Shqiperise.