E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han: Hungaria, rasti ideal per rikuperimin e gabimeve tona

Trajneri i kombetares shqiptare, ne vigjilje te ndeshjes se neserme, ndaj Hungarise vleresoi ecurine e ekipit qe ai drejton, pas pese ndeshjeve te para. Duke anashkaluar barazimin e fundit 0-0, ne Malte, ndeshja e cilesuar si me e dobeta e kuqezinjve ne keto eliminatore, holandezi insiston se Shqiperia i ka marre dy barazime ekipeve pretendente, Suedise dhe Portugalise, ndaj edhe eshte nje skuader e forte ne grupin e pare. "Ne kemi shenuar disa suksese, ne pese ndeshjet e para", - theksoi Han. "Ecuria duhet vleresuar, si pozitive, sepse jane ndaluar ekipe pretendente per te shkuar ne finalet e boterorit, si Suedia dhe Portugalia. Pervec rezultateve, edhe loja ka qene pozitive", - tha holandezi, i cili u shpreh se ndaj Hungarise, nje fitore do te ishte si "qershia mbi torte", per paraqitjet e deritanishme te ekipit te tij. "Mendoj se mundesite, per te arritur nje fitore me mbeshtetjen e tifozeve, jane te medha. Ndaj Hungarise duhet te kerkojme maksimumin e pikeve. Fitorja me Hungarine do te shtoje bindjen tone se jemi ne gjendje te ngjitemi me lart, se vendi i parafundit ku ishim dhe e gjeta ekipin perfaqesues", - theksoi Ari Han. Humbja e pesuar ne Hungari dhe ndeshja e dyte, me kundershtarin qe kuqezinjte synojne ta lane pas, komentohet nga trajneri si nje mundesi per te rikuperuar piket. "Ndaj Hungarise, do te kemi nje mundesi te mire qe te rikuperojme gabimet dhe te marrim piket qe kemi lene ne nje apo dy ndeshje. Atmosfera eshte pozitive dhe jam optimist", - tha Han, duke mbajtur sekret formacionin dhe modulin e lojes. "Ende nuk kam vendosur, por lojtaret me ne forme do te jene ne fushe", - perfundoi trajneri i ekipit kombetar Ari Han.

Objektivi

Trajneri i kombetares sone tregoi maturi, per objektivin, duke thene se ekipit tone i duhet te marre sa me shume pike, si me Hungarine, edhe me kundershtaret e mbetur, per te fituar sa me teper prestigj, para se te mendoje, kualifikimin.

Portugalise i ndalet barazimi me Suedine

Kombetarja shqiptare ka zhvilluar dy ndeshje me teper se Portugalia dhe Danimarka. Kater dite me vone kuqezinjte do te udhetojne drejt Danimarkes, kurse kreu i klasifikimit, pas 1 prillit, pritet te njohe favoritet e grupit. Portugalia e sheh kualifikimin, nga loja dhe rezultati i ndeshjes se radhes, me Suedine. Dy ekipe me pretendime te larta, ne grupin e pare, Portugalia dhe Suedia, pas takimit te neserm do te percaktojne edhe cila prej tyre do te forcoje pozitat, per te prere nje bilete, ne boterorin e ardhshem. Kristiano Ronaldo dhe trajneri i Portugalise Kuerioz shprehen te bindur, se fitorja do te arrihet, sepse vetem ajo t'i ndihmoje, drejt finaleve te boterorit. Portugalise i jane rikthyer edhe disa lojtare, qe me pare nuk jane aktivizuar per shkak te demtimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›