Demtohet Beqaj, humbet Hungarine dhe Danimarken
Demtohet rende ne seancen e djeshme te stervitjes, portieri i kombetares sone, Arjan Beqaj dhe humbet dy ndeshjet e radhes, me Hungarine dhe Danimarken. Trajneri Ari Han detyrohet serish, qe ne diten e fundit te ndryshoje planet e tij dhe te aktivizoje portierin e dyte, Isli Hidi, ne porte ndaj hungarezeve. Lajmi i demtimit te portieri konfirmohet nga stafi drejtues i ekipi kombetar. Megjithese drejtuesit nuk kane dashur te komentojne me gjate demtimin e portierit, duke theksuar se pritet te mesohet gjithcka pas diagnostikimit, nje pjese e lojtareve pranuan se portieri Beqaj eshte demtuar rende dhe eshte derguar madje me urgjence ne spital. Ne nje perpjekje per te grushtuar topin, ai ka pesuar nxjerrjen e shpatulles. Ne seancen e paradites se kombetares sone, portieri Arjan Beqaj eshte demtuar, sikurse ndodhi e njejta gje ne Malte, kur nje dite para ndeshjes ai mbeti jashte formacionit. Por kete radhe demtimi duket se eshte me i rende. Beqaj eshte derguar menjehere drejt spitalit. Mesohet se Beqaj, pas ndihmes se pare mjekesore qe mori ne Durres eshte nisur me vone drejt kryeqytetit, per t'iu nenshtruar analizave specifike. Portieri i Anorthosis Famagusta, i eshte nenshtruar disa kontrollove dhe ne fund eshte konfirmuar se demtimi i portierit ishte serioz. Nuk behet fjale qe ai te kthehet ne porte, as ndaj Danimarkes, ne ndeshjen e kater diteve me vone. Portieri, pritet te mesoje sot afatin kohor qe do t'i duhet te qendroje jashte fushes se blerte. Fati i keq e ndoqi portierin kosovar edhe ne kete ndeshje, qe ai e priste me padurim dhe deshironte te ishte ne fushe, per te kontribuar me nje fitore, te cilen ai e deklaroi i bindur se do te shenohet nga kuqezinjte. Per portierin Beqaj, ky sezon duhet konsideruar si me i veshtiri ne karriere. Anorthosis Famagusta preku "historine" duke ecur shume para ne ndeshjet e grupeve te "Champions", por Beqaj u demtua fillimisht ne nje ndeshje ndaj Interit dhe nga ai moment, ka perjetuar nje seri demtimesh ku me i fundit, ndodhi ne seancen e djeshme te ekipit kombetar.
A. Muraci
Formacioni ndaj Hungarise
Ne porte: Hidi,
Ne mbrojtje: Dallku, Curri, Beqiri, Cana
Ne mesfushe: Agolli, Lala, Skela, Duro, Teli
Ne sulm: Salihi
A. Muraci
Formacioni ndaj Hungarise
Ne porte: Hidi,
Ne mbrojtje: Dallku, Curri, Beqiri, Cana
Ne mesfushe: Agolli, Lala, Skela, Duro, Teli
Ne sulm: Salihi