Sondazhi "Gani Bobi", fituese PD-ja

Partia Demokratike do të ishte fituese e zgjedhjeve me 45.6% të votave krahasuar me 42.5 % të votave për PS-në, sipas sondazhit të Gani Bobit. Sipas këtij sondazhi nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në muajt shkurt-mars, LSI dhe PSV'91 do të merrte 6.2% të votave, 2.3 % për G99,PBDNJ 1.1%, 1%PR dhe 1.3% partitë e tjera.Sipas sondazhit, shqiptarët kanë respektin më të lartë nga liderët e djathtë për presidentin Bamir Topi me 69.3% të votave. Ndërkohë lista ndiqet nga kryeministri Sali Berisha me 42.8% dhe kryeparlamentarja Topalli me 39.4%. Në krahun e majtë, respekt më të lartë shqiptarët gëzojnë për Pandeli Majko me 56.3% të votave, i dyti qëndron kryetati i PS-së, Edi Rama 56.1 %, dhe i treti në radhë qëndron kreu i G99, Erjon Veliaj me 50.1% të votave ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta ka marrë 27.1% të votave. Ish kreu i PS-së, Fatos Nano ka marrë 29,8% të votave. Sipas këtij sondazhi rreth 2/4 e votuesve janë të vendosur të marrin pjesë në zgjedhje, përkundrejt 15% e votuesve që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Sondazhi është kryer në fund të muajit shkurt dhe në fillim të muajit mars.