Brusa: Hiqjani imunitetin deputetëve

Ai ishte i pranishëm në takimin e gjashtë të Grupit Drejtues të Projektit kundër korrupsionit në Shqipëri. Korrupsioni mbetet problem në shumë fusha. Pengesa sjell moskufizimi i imunitetit të gjyqtarëve e deputetëve. Prandaj autoritetet duhet të marrin masa për kufizimin e imunitetit dhe luftën ndaj korrupsionit”, tha Brusa. Ai theksoi se "është mjaft e rëndësishme lufta kundër korrupsionit, e cila është edhe një nga kriteret për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian".
"Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë që të shtojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ta shohë këtë si një përpjekje të pandalshme në rrugën e zhvillimit", u shpreh zv/ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë.
"Që të luftohet korrupsioni jemi pro kufizimit të imunitetit për gjyqtarët e deputetët”, tha ministri për Inovacionin, Genc Pollo, i cili shtoi se raport-progresi thekson se në gjyqësor duhet të merren masa antikorrupsion, ndërsa shtoi se opozita nuk duhet të vendosë masa plus për imunitetin. Mazhoranca –vijoi Pollo- është e gatshme të diskutojë çdo projekt për heqjen e imunitetit. “Jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për çështjen e imuniteteve", tha Pollo, duke folur për rëndësinë që ka lufta ndaj korrupsionit dhe shmangia e abuzimeve nga zyrtarët e lartë.
Pollo u shpreh se takimet e hapura mes shoqërisë civile, politikës dhe sistemit të drejtësisë, e kanë vënë thekin në nevojën e limitimit ose heqjes së imunitetit. Ai theksoi se gatishmëria e maxhorancës nuk ka munguar asnjë herë për këtë çështje. Pollo prezantoi dhe nismën e qeverisë për transparencën në kuadër të projektit Open Government Partnership, i cili është një iniciativë amerikano-braziliane, ku marrin pjesë afro 100 shtete.“Në bazë të këtij angazhimi, po diskutohet në Qeverinë shqiptare, edhe ndërmarrja e masave shtesë në lidhje me rritjen e transparencës dhe aksesit të informacionit (open data), të cilat do të përfshihen edhe në planin 3-vjeçar antikorrupsion gjatë revizionit të përvitshëm të tij", tha Pollo. /S.Ll/Start/
2011-11-11 14:05