Komisioni i Ligjeve perfshin ne axhende kerkesen e PS-se

Administrata e Kuvendit ka ngarkuar Komisionin e Ligjeve per te marre ne shqyrtim kete kerkese shume te debatueshme te Partise Socialiste dhe detajet e saj priten te zbardhen brenda nje jave. Kryetari i Komisionit Ilir Rusmali ka bere me dije dje per deputetet dhe anetaret e komisionit qe ai drejton se te marten do te perfshihet ne kalendarin ditor kerkesa e PS-se per ngritjen e komisionit hetimor.
Ka gjasa qe situata qe per me shume se nje vit e gjysme nuk gjeti nje zgjidhje te marre tashme nje tjeter dimension te ri politik. Formula e modaliteteve per ngritjen e komisionit do te percaktohet diten e marte nje dite perpara heqjes zyrtare te vizave mes Shqiperise dhe vendeve Shengen.
Opozita refuzoi dje diskutimin ne Komisionin e Ekonomise te aktit normativ te pensioneve suplementare te ushtarakeve. Kapricioja e opozites nuk mbaroi ketu por u percoll edhe ne Komisionin e Integrimit.
Perfaqesuesi i Ministrise se Integrimit mberriti me vonese ne sallen e Komisionin e Integrimit dhe ne fund deputetet e Partise Socialiste u larguan pasi leshuan edhe batutat e radhes.
Kryetarja e ketij komisioni Ermelinda Meksi eshte shprehur se per kete rast ti jepet verejtje ministrise. Deputeti Ditmir Bushati kerkoi nga administrata e Kuvendit qe Raporti i Bashkimit Europian nga Kuvendi te jete me numer protokolli per deputetet.