E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra si te mos perseritet

Tragjedia e Shkodres kishte vite qe luhej ne prapaskene. Here pas here jepte sinjale shqetesuese si me shperthimet e pazakonta te Kirit Gjadrit ndonjehere edhe me Drinin e Bunen.


Tek sheh mijera vellezer me shtepi e katandi te fundosura nen uje ku nuk dihet se sa do te qendrojne fjalet dhe komentet behen te veshtira. Toka jone pasqyre e qiellit po u ben jehone trilleve klimatike.


Nese i referohemi historise kjo nuk eshte hera e pare. Nese kthehemi tek arkeologjia e kujtojme se sa qendra te mbuluara nga dheu trashegojme kjo te shton trishtimin e te pakeson shpresen. Shkodra po perjeton pasojat e sjelljes se natyres thone te shumtet.


Te tjere ngulmojne se fajtore eshte shoqeria me gabimet qe ka bere ne shekuj ne trajtimin e malit e fushes lumit e perroit urbanizimit e industrise. Dikush permend edhe ndryshimet klimatike e ngrohjen globale. Duket se historikisht ka qene nje problem tejet i veshtire per tu shtruar.


Ndoshta me i veshtire per tu shtruar se sa per tu zgjidhur. Vershimi i lumenjve ne fusha dhe permbytjet e tyre kane qene nje nder dukurite kryesore te jetes shqiptare. Por debati dhe tentativa per te shtruar problemin ka qene gjithmone e mendjeve te nxehta ne kohen qe uji kishte bere pushtimin. Me pas vazhdonte rutina e territori kenetor zgjerohej njerezit linin fushen e i ngjiteshin malit.


Administratat tona duket se kane ecur perhere ne shina te vjetra e te ndryshkura teper te interesuara per ta mbyllur debatin perpara se te niset nga frika e risive te cilat paragjykohen si te paramenduara per ti dhene dikujt kapital politik apo per te hapur telashe e humbur autoritetin.


Opinioni publik duket si i pergjumur dhe ndahet e merr rrugen ne ate drejtim politik qe i beson pa menduar se ne kete rast po shkelet nje e drejte themelore e tij.


Kesaj vetedije te pamjaftueshme per te drejta i pergjigjet nje vetedije e pamjaftueshme detyrash nje mungese interesash per fatet e pasurive te perbashketa qe ndikojne ndjeshem ne jeten tone te perditshme. Komunitetin mund ta nxjerrin ne rruge vetem partite politike edhe ata nen kercenimin se po grumbullon kapital nga nje fatkeqesi natyrore.


Dhe per shekuj me radhe nuk ben asgje dhe ka shume gjasa qe edhe pas kesaj tragjedie te mos beje kurre asgje per tu rebeluar per te kerkuar dicka per te degjuar problemin te shtrohet nga ata qe e drejtojne te shtrohet ne tere kompleksitetin e tij duke angazhuar ekspertizen vendore e ate nderkombetare pasi nje kerkese e tille eshte legale eshte pjese e te drejtave te tij themelore njerezore.


Duket sikur njerezit nuk e dine qe kane te tille te drejta.
Ndersa degjohen shume zera qe e kerkojne ne fushe zgjidhjen te thellojme Bunen te bejme kanale kulluese veset dhe parregullsite e Kirit Gjadrit Drinit Osumit e gjithe lumenjve tone vijne nga zanafillat e tyre malore.


Keto vese varen nga perdorimi i tokes ne keto male e shpate e vecanerisht nga shpyllezimi i paarsyeshem qe ka ndodhur e vazhdon te ndodhe prej shume e shume vitesh ne gjithe shpat malet e Shqiperise nje shpyllezim zhvat te zhvatim pa radhe e pa sere ne pasurine e te gjitheve e njekohesisht te askujt drure te prere per nje dege te vetme pyje te tera te sakatuara nga prerjet e me pas djegur e ridjegur per te maskuar e fshehur faje te administrates duke lene pas toke te djegur skelete drusore te zgjyrta qe u ngjajne siluetave te krijesave parahistorike.

Pas drureve iku edhe bari. I tej kullotur e djegur here pas here i menaxhuar si mall i askujt nen nepsin qe secili te marre me teper nga fqinji i tij ai u zhduk e u zevendesua nga barera te pangrenshem nga blegtoria te cilet natyra i solli te mbroje token pasurine me te shtrenjte per njeriun.


Zjarret e njepasnjeshme e bene qe shume shpejt te deshtonte kjo tentative mbrojtese e natyres. Barinjte kerkojne me cdo kusht bar. Mjafton tufa e tyre te kullose.


Pas zjarreve mbi shpatet pa zot te maleve tona shirat e dendur e te shpeshte vijne here pas here pikat ngrene dheun perpjete duke formuar nje si lave te gjakosur qe duke u rrokullisur pa asnje pengese ne ato rreke noprane i dergon drejt lumit mijera tonelata toke te dobishme.


Para se te arrijne lumin rrekete futen pushtojne rruge e shtepi duke mbytur fusha te tera. Rezervuaret e hidrocentraleve te Drinit kane fshehur nen uje nje pjese te madhe te kesaj toke zvogeluar kapacitetin e mbufatur e derdhur pas cdo stuhie.


Toka e malit ne kete menyre eshte holluar e holluar ne pjesen me te madhe shkembi mbi te cilen ajo qendronte ka dale ne siperfaqe e theket ne diell.


Ajzenhaur ish-president amerikan i pyetur per deshiren me te madhe ne jete eshte pergjigjur qe eshte te lesh nje cope toke qe e ke gjetur kur linde ne kushte me te mira kur te nderrosh jete.


Malet shqiptare ne pjesen me te madhe te pjerresive qe jane arritur nga njeriu e kane humbur shtresen e siperme te tokes. Pa kete shtrese toka behet teper e ndjeshme ndaj cdo dukurie te natyres.


Ringjallja e kesaj toke te semure si nje kafshe qe i kane hequr lekuren kerkon terapi shume te kujdesshme afat gjate kerkon ndryshime radikale ne politikat shteterore per tokat malore te destinuara per te rritur pyje dhe kullota.


Keto politika duhet te shoqerohen me marreveshje sociale me edukim te popullsise dhe ndergjegjesim te saj per stadin ne te cilin ndodhet sot toka jone dhe per rrugen e gjate dhe sakrificat qe na duhet te bejme si shoqeri per te filluar kurimin me permiresim te kurikulave shkollore qe akoma na mesojne per token tone nga libra te huazuar nga vende pa problemet tona.


Keto qe permenda e bejne te veshtire shtrimin e problemit. Me i veshtire eshte pranimi Mediave u duket si teme qe nuk i terheq lexuesit. Politikanet i largohen si djallit se mos gabimisht marrin ndonje zotim e vihen perpara pergjegjesise.


Alpet e Europes qendrore e jetuan kete situate degradimi qe me fillimin e revolucionit industrial duke e arritur kulmin ne vitet 1840.


Ne ate situate zgjidhja u gjet duke u shperndare malin e kulloten te gjithe banoreve te alpeve duke u dhene atyre pergjegjesine e menaxhimit dhe duke rregulluar nje kuader ligjor qe te pajtonte njerezit qeverine dhe natyren.


Pas mese se nje shekulli e gjysme banoret i kane kthyer alpet ne nje perle te Europes te veshur me drure plot biodiversitet peizazhe te bukura e kulla te ujit me infrastrukture moderne.


Alpet europiane jane afer si qeveritaret ashtu edhe ekspertet mund te shkojne e ti vizitojne te njihen edhe me evolucionin e tyre nga male te shkaterruara ne begati.


Fan Noli ne programin e reformes agrare e propozoi nje skeme te ngjashme edhe per malet e Shqiperise program qe nuk arriti ta shtronte e zbatonte.

Nje model eshte filluar te ndertohet edhe ne pyjet komunale qe synon perfshirjen e komuniteteve ne menaxhimin e tokes dhe pyllit.


Duke munguar njohja e kompleksitetit te problemit kjo levizje tashme kombetare nuk shoqerohet me rregullime perkatese ligjore e institucionale. Pervoja nderkombetare ka vertetuar qe cdo grup qe tenton te menaxhoje burime te perbashketa si pyje sisteme juridike kullota etj per te arritur rezultat te qendrueshem duhet te zgjidhe nje sere problemesh me qellim qe te krijoje institucione per veprime kolektive si dhe te projektoje parimet per te krijuar te tilla institucione qe mund te tejkalojne tragjedine e te perbashketes.


Parimet fillojne qe nga vendosja e kufijve te qarte shoqeruar me rregulla per te drejtat e detyrimet reciproke shtet - komunitet familje qe duhet te perputhen me kushtet dhe nevojat lokale. Individet qe jane pjese e ketyre marreveshjeve duhet ti kene rregulluar marredheniet dhe te kene te drejte te marrin pjese per ti rishikuar keto marreveshje nga ana tjeter autoritetet shteterore duhet ta respektojne te drejten e komuniteteve ne vendosjen e ketyre rregullave.


Te gjitha keto duhet te shoqerohen me nje sistem per vete monitorim te sjelljes se anetareve i cili duhet te ngrihet prej tyre e te jete funksional. Kjo duhet shoqeruar me nje sistem te pranuar sanksionesh per shkelesit dhe per te zgjidhur konfliktet anetaret e komunitetit duhet te kene mundesine e arritjes se mekanizmave juridike me kosto te ulet.


Njohja me keto parime te propozuara nga nobelistja Elinor Ostrom mundesimi i zbatimit te tyre me nje marreveshje sociale per te pranuar problemin e shtruar si dhe bashkepunim per te pranuar probleme te administrimit te tokes pyjore e kullosore ne Shqiperi mund te ishte hapi i pare per te filluar largimin nga tragjedia qe ka shekuj qe na ndjek hap pas hapi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›